AKSIDENTI i Sakon Yamamotos!

Fernando Alonso (Ferrari) merr titullin pas betejës emocionuese me Jenson Button (McLaren) në Grand Prix Italia.

Është hera e parë që Alonso (Ferrari) triumfon në Grand Prix para tifozëve të vet (Tifosi) . Që nga fillimi dhe pas çdo ndalese ai ndoqi Button (McLaren) për të rimarrë vendin e parë të cilin e humbi që
në fillim të garës. Button përfundoj garën i dyti kurse Massan (Ferrari) i treti. Vendi i katërt dhe i pestë iu takoj gjermanëve Sebastian Vettel dhe Nico Rosberg (Mercedes)
Momentet vendimtare të garës pasuan ndërmjet xhiros së 36-të dhe 37-të

Ngjarja u shënua me një aksident ku pas nisjes së Sakon Yamamoto nga PITSTOP, ai goditi në kokë anëtarin e grupit të tij me krahun e djathtë të automjetit. “Kam qenë shumë i brengosur për incidentin gjatë ndalesës sime në PITSTOP,” tha Yamamoto, i cili përfundoi garën në vendin e 19-të. Yamamoto: “Kam pyetur nëse ai është në rregull dhe jam informuar se ai nuk ishte lenduar në mënyrë serioze”. Hispania Racing është gjobitur me  20,000$ (rreth 15.000€) për lirimin e pasigurt të makinës së Yamamoto`s.

– Kreu i ekipit Kolin Kolles tha: “Ai është jashtë rrezikut për jetë. Ne tani shpresojmë që ai të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur.” / AD

Advertisements
Postuar te Formula 1, SPORT. Komentet te AKSIDENTI i Sakon Yamamotos! Janë të Mbyllura

Një në tre kinezë të rinj rrezikon të vdesë nga kanceri

Kina është prodhuesi më i madh i cigareve në botë. Pothuajse të gjitha markat janë të destinuara për një biznes të madh. Ndërsa OBSH-ja paralajmëron: një në tre kinezë të rinj rrezikon të vdesë nga kanceri

Një tokë jeshile, pjellore, romantike. Yunnan është një nga zonat më të bukura dhe më të pëlqyera prej shumë breza artistësh e shkrimtarësh kinezë. 

Sot ky vend, një nga destinacionet më të famshme turistike në kufi me Vietnamin, është edhe zemra e një prej industrive më të rëndësishme të Kinës. Këtu ngrihet fabrika më e madhe e cigareve kineze, që u destinohet 350 milionë qytetarëve, pothuajse 29 për qind e popullsisë, ose një e treta e duhanpirësve të planetit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duhani
vret pesë milionë persona në vit, prej të cilëve një milion vetëm në Kinë, ku kanceri në mushkëri është rritur 465 për qind që prej vitit 1980 dhe është përgjegjës për numrin e lartë të vdekshmërisë në vend. “Një në tre të rinj rrezikon të vdesë për shkak të cigareve”, shpjegon nga Pekini një e dërguar e OBSH-së. “Nëse vendi nuk do të bëjë diçka për të ndaluar fenomenin, pas dhjetë vjetësh numri i viktimave që do të vdesin nga duhani do të arrijë në dy milionë”.
Të dhënat janë publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një studimi në muajin gusht mbi fenomenin në fjalë. Në një vend ku gjashtë në dhjetë doktorë tymosin rregullisht, duhani nuk lejohet më nëpër spitale që prej 31 majit. Problemi është se ende nuk po zbatohet një politikë kombëtare për ndalimin e duhanit në vendet publike. Sipas disa burimeve zyrtare, zbatimi i kësaj politike do të fillojë në janarin e vitit të ardhshëm, megjithatë kjo është konsideruar një datë joreale. “Problemi është se nuk ekziston një ndarje mes atyre që duhet të miratojnë një politikë për kontrollin e duhanit dhe industrisë së cigareve”, thotë e dërguara e OBSH-së. “Shteti ka shumë interes në zhvillimin e kësaj industrie”.

Shoqëritë e duhanit janë pjesë e monopolit të shtetit dhe kontrollohen direkt nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë Informatike. Vitin e kaluar “Cina National Tabacco”, me 520 mijë vartës, 500 marka dhe 183 fabrika, është shoqëria më e madhe e duhanit në botë, me një shumë totale të ardhurash 76 miliardë dollarë. Paratë e përdorshme (14.3 miliardë dollarë) i kalonin ato të kompaninë “Philip Morris”, i cili kishte deklaruar vetëm 6.3 miliardë dollarë.
Industria e duhanit është më e madhja në Kinë, madje është edhe më e madhe se industritë e shtatë vendeve bashkë. India dhe Brazili janë përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë, por në të dyja rastet “gjysmëbiondet” e paketuara në paketa janë vetëm një e dhjeta e atyre kineze. 40 për qind e prodhimit kombëtar vjen nga Yunnan. “Ekonomia e kësaj province varet nga duhani”, shpjegon e dërguara e OBSH-së. “Duke qenë se në të gjithë vendin kultivimi është i vetmi prodhim bujqësor që tatohet, qeveria lokale nuk bën gjë tjetër veçse nxit prodhimin”. Në zemër të vendit ngrihet Yuxi, kryeqyteti botëror i cigareve, degë e shoqërisë “Hongra”. Në këtë zonë gjenden pothuajse gjysma e cigareve që prodhohen çdo vit në Kinë, plot dhjetë miliardë steka. Këtu mijëra fermerë heqin dorë nga mbjellja e tokës në këmbim të 1200 eurove në vit nga dhënia e tokës me qira. Shumë prej tyre punojnë edhe si punëtorë në ato kompani që janë qiradhënës.
Historia e duhanit në Kinë është shumë e lashtë. Daton para 400 vjetësh, kur u fut nga tregtarët portugezë, të cilët frekuentonin brigjet e Filipineve dhe Japonisë. Shumë shpejt bima e duhanit u përhap në të gjithë territorin jugor e me të edhe mënyrat e ndryshme për ta pirë. Për shekuj me radhë më e zakonshmja ka qenë llulla, sepse u jepte artizanëve mundësinë për të krijuar objekte të çmuara që aristokracia feudale i kërkonte si simbol i statusit.
Por në fillim të shekullit të kaluar, Shangai, që gjithmonë ka qenë porta hyrëse për botën në Kinë, e transformoi zakonin e disa njerëzve në një fenomen të masës me prezantimin e “gjysmëbiondeve”. Në harkun kohor të dy viteve, falë një fushate publicitare të fuqishme, shitjet i kaluan limitet e përcaktuara dhe Shangai u bë kryeqyteti i sofistikuar i duhanit kinez. Ai që për shumë kohë kishte qenë luksi i pak njerëzve, u transformua në vesin e preferuar të borgjezisë komerciale, pastaj në një ritual të domosdoshëm social që ende sot, është pjesë e kulturës mashkullore. Hapi i parë i një takimi pune është ofrimi i një cigareje ortakut tjetër. Po ashtu ekzistojnë edhe “gjysmëbiondet” që u shpërndahen të ftuarve gjatë dasmës. Quhen “Double Happiness” (“Lumturi martesore”) dhe janë të paketuara në një kuti me ngjyrë të kuqe dhe të artë, ngjyrat e fatit dhe suksesit. Tradita e do që gjatë drekës së dasmës dhëndri të përshëndesë të ftuarit në çdo tavolinë me një dolli “baijiu” (raki kineze), ndërsa nusja u ndez nga një cigare. Nuk ka rëndësi nëse dreka zhvillohet në orën 11.00 të paradites. Cigarja nuk ka orar, është pak a shumë si kafeja në shumë vende të botës, ose uji në Indi. Është një nga ato gjestet që gjithmonë mirëpritet.

Cigarja kineze i ka kaluar barrierat sociale. Mao Ce Duni dhe 
Ten Siaopini ishin krenarë për vesin e tyre. Mao çmonte cigaret amerikane 555 të prodhuara nga “British American Tabacco”. Ten, lideri që në vitin 1979 i ftoi kinezët të pasuroheshin, adhuronte cigaret “Panda”, që kushtonin 90 euro steka. 

Është pikërisht gjithëpranimi i duhanit që e ka alarmuar OBSH-në. Duhanpirja mes të rinjve vazhdon të rritet. Ndërkohë që përqindja e meshkujve që pinë duhan ka arritur në 53 për qind, femrat që e kanë këtë ves janë vetëm 2.4 për qind. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, numri i vajzave të reja që i afrohen duhanit vazhdon të rritet. “Të pish duhan është bukur, më ndihmon të studioj dhe gjatë verës mban larg mizat”, është shprehur për “Washington Post” një 14-vjeçare.
Postuar te Mjekësi. Komentet te Një në tre kinezë të rinj rrezikon të vdesë nga kanceri Janë të Mbyllura

Miti Xhimi Hendriks!

Një seri kryeveprash mbresëlënëse, të krijuara brenda katër vjetësh nga gjeniu i kitarës. Kjo është vepra e mitit Xhimi

Më 19 shtator të vitit 1970, Xhimi Hendriks i tha “lamtumirë” kësaj bote. Megjithatë duket se këto dyzet vite nuk kanë mjaftuar për ta ndalur atë të ardhme që e priste, së bashku me kitarën e tij të drejtuar nga qielli. Arsyeja që trashëgimia e tij vazhdon të jetë gjallë, nga disqet që vazhdojnë të shiten, te bumi i autobiografive, reklamat, kolonat zanore, stili hendriksiano-hipi, ndoshta është pikërisht kjo. Duke u mbështetur edhe te dhuntia speciale, ajo që e dallon gjeniun nga artisti i thjeshtë me talent, Hendriks arriti, duke filluar nga bluzi, të gjente brenda vetes sekretet e universit që njeriu i kërkonte në hapësirë. Ishte një “VoodooChild”. Kështu e quante veten. Një njeri i devotshëm ndaj jetës, drogave dhe emocioneve; Xhimi nuk njihte kufij. Në katër vjet karrierë arriti të linte një shenjë të shndritshme në muzikën rok dhe shumë këngë të pavdekshme që i kanë rezistuar në mënyrë magjike kohës.
Hendriks ishte një prej ikonave më të mëdha të viteve ‘60. Vdekja e tij është një prej ngjarjeve më të trishtuara të historisë së muzikës rok. 

Hendriks ishte artisti më i shfrytëzuar nga industria diskografike, e cila nuk hezitoi të publikonte të gjitha pjesët e luajtura prej tij. Xhimi regjistroi dy albume të mëdha (të parin dhe të tretin), por mbi të gjitha i dha jetë një stili loje në kitarë, që më pas u kopjua nga të gjithë kitaristët. Gjithsesi është shumë e vështirë të ndash faktet e jetës së tij nga thashethemet dhe spekulimet. Kritikët mendonin se ai do të futej më shumë në zhanrin e xhazit, e më pas do të zhytej më thellë në bluz. Thuhet se ishte shumë i ngatërruar me atë çka dëshironte të bënte realisht. Të tilla konfuzione përbëjnë edhe të vërtetën mbi vdekjen e tij: versione kontradiktore për ditët e fundit të jetës, të cilat janë dhënë nga të afërmit gjatë asaj kohe. Thuhet se ka qenë duke punuar shumë për albumin e tij të ri, titulluar “First Ray of the New Rising Sun”, kur vdiq në Londër, më 19 shtator të vitit 1970, nga shkaqe të lidhura me drogën. Deri më tani versioni zyrtar i historisë ka mbetur i mbyllur mes mureve të harruara të hotelit “Samarkand”, ku Hendriks jetonte në atë kohë me Monika Danenmen, një vajzë të cilën e kishte njohur pak ditë para se të vdiste. Ndërsa versioni i policisë është ky: infermierët e ambulancës e gjetën trupin e pajetë të kitaristit të shtrirë përmbys, në mes të dhomës bosh. Rubineti i gazit ishte i hapur, dera ishte gjysmë e hapur, nuk kishte asnjë gjurmë të personit që i kishte telefonuar ndihmës së shpejtë.

Duke analizuar diskografinë e tij zyrtare, vërehet një rritje e vazhdueshme profesionale. Për të riafirmuar një herë e përgjithmonë talentin e tij, do të mjaftonte të kujtonim krijimet fenomenale “All Along the Watchtower”, homazhin ndaj muzikës bluz “Red House”, “Foxy Lady”, “Little Wing”, “VoodooChild”, “Star Spangled Banner”, himnin zyrtar të Shteteve të Bashkuara, të prezantuar ditën e fundit të Festivalit të “Woodstock”-ut. Për fatin tonë dhe të gjithë atyre që e adhurojnë muzikën, ka shumë mrekulli hendriksiane që duhen zbuluar.
Shumë muzikantë e kujtojnë ardhjen e tij në Londër në vitin 1966, kur Hendriks ishte vetëm 25 vjeç. Ai djalosh i zi, që kishte ardhur në Siatëll, mund të krahasohej vetëm me një gjeni. Në koncertet “dal vivo” ishte i paarritshëm: “Kur e pashë për herë të parë, thjesht mendova: ‘Ndoshta do të jetë më mirë të ndërrojë zanat’”, kujton Jeff Beck. Dëshmi të tilla e pasurojnë edhe më shumë figurën e mitit Hendriks. Duhet theksuar se në Londër Xhimi kishte gjetur një territor pjellor. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, ku bluzi konsiderohej ekskluzivisht “muzikë për zezakët”, në Angli disqet e Howlin’Wolf, Muddy Waters, Robert Johnson dhe B. B. King po bënin namin, madje ishin pjesë e familjes së madhe rok-bluz, në të cilën bënin pjesë edhe grupet “Stones”, “Cream”, “Who” dhe “Animals”. Me fjalë të tjera Xhimi përfaqësonte për Xheger, Klepton gjithçka që ata dëshironin të ishin. Imazhi i kitarës së flakëruar në duar ka mbetur në kujtesën e shumë spektatorëve gjatë shfaqjeve në festivalin e Monterejt, “Woodstock” dhe në Amerikë.
Xhimi nuk ishte vetëm muzikant. Ai merrej edhe me çështje të tjera, me mbrojtjen e zezakëve dhe mbështeste lëvizjen e “Black Panther”. Këtë e dëshmojnë edhe dokumentet e FBI-së. Vdekja e tij e ardhur në mënyrë të rastësishme dhe në rrethana ende të paqarta, lë shumë dyshime dhe mëri. Diçka është e sigurt, që Xhimi po përgatitej të punonte me legjendarin Gil Evans për një album dhe një koncert, ku do të shënonin fillimin e një faze krejtësisht të re në karrierën e tij. Ndoshta do të përgatiste edhe një CD me Miles Davis. Natyrisht që e kemi shumë të vështirë ta imagjinojmë Xhimin 67 vjeç (kaq do të ishte sot), duke përsëritur të njëjtit numra spektakolarë, që shumë kolegë të tij rokistë vazhdojnë t’i luajnë.
Postuar te Show-Biz. Komentet te Miti Xhimi Hendriks! Janë të Mbyllura

U shua Claude Chabrol

Regjisori francez Claude Chabrol, një nga themeluesit e lëvizjes “Vala e re”  që ndryshoj kinematografine në vitet 1950 dhe në fund të 1960 , vdiq te sot (E diel). Ai kishte 80 vjet.

Postuar te Show-Biz. Komentet te U shua Claude Chabrol Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: