Ramushi nuk lirohet me kusht.

Permes nje komunikate per media, Zyra per Informim e AAK-se, duke percuar mesazhin e avokatit mbrojtes te Haradinajt, z. Michael O’Reilly, bene te ditur se Gjykata e Hages ka marr vendim qe Haradinaj te mos lirohet me kusht.

“Mbrojtja e Ramush Haradinajt është e zhgënjyer që Tribunali i Hagës ka vendosur që të mos i ofrojë lirimin e përkohshëm. Megjithatë, Mbrojtja është e inkurajuar nga deklarata e Tribunalit që, siç qëndrojnë gjerat, rigjykimi i pjesëshëm mund të filloj pa ndonjë vonesë dhe se ky është faktori i cili është marr për bazë me rastin e vendimmarrjes. Mbrojtja, gjithashtu, vlerëson deklarimin pozitiv të Tribunalit për sa i përket bashkëpunimit të një niveli të lartë z. Haradinaj me Tribunalin, duke pranuar se z. Haradinaj nuk paraqet rrezik për sigurinë e asnjë personi.
Vendimi i Tribunalit bazohet në nevojën, sikurse vështron, të mbrojë integritetin e procesit të gjykimit, pavarësisht gjetjeve pozitive në lidhje me z. Haradinaj personalisht. Mbrojtja do të konsultohet me z. Haradinaj para se të vendosë se a do të ankohet në këtë vendim të Dhomës së Apelit të Tribunalit.” thuhet ne deklaraten e avokatit O’Reilly.

Advertisements
Postuar te KOSOVË. Komentet te Ramushi nuk lirohet me kusht. Janë të Mbyllura

Këtë e pëlqejnë %d blogues: