Anjeza Maja bene qejf me djalin e Mejdanit

Prezantuesja e njohur e televizionit “Klan”, Anjeza Maja,duket se i ka shijuar më së miri pushimet e verës, ndërkohë që në valët e këtij televizioni transmetohet programi “Maratona e këngës popullore”e prezantuar prej saj dhe Drini Zeqos. 

Meqenëse vjen nga konkurset e miseve nuk diskutohet që Anjeza ka një perfeksion trupor,  të cilin e shihni së miri në këto foto të realizuara nga paparaci ynë pak ditë më parë në plazhin Dhërmiut. Anjeza është fotografuar në shoqërinë e Denion Mejdanit, djalit të ish-Presidentit Mejdani, i cili rreth tre muaj më parë u emërua nëndrejtori i KESH. Nga fotot duket sikur mes Anjezës dhe Denionit ka një miqësi shumë të mirë. Apo diçka më shumë? Do ta zbulojmë në javët në vazhdim.

Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te Anjeza Maja bene qejf me djalin e Mejdanit Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: