E vret sepse ia ngaterroi emrin ne shtrat!

Një grua angleze, nënë e dy fëmijëve, u vra brutalisht nga burri i saj sepse kishte ngatërruar emrin e të shoqit duke bërë dashuri. Të dy ishin takuar në poker në Facebbok në 2009 dhe kanë shkuar për te jetuar së bashku në Radcliffe, një qytet me 30 mije banorë. Ndërkohë që kanë bërë dashuri ajo i ka thirrur “Kris” në vend të Gary duke shkaktuar xhelozinë e burrit. Atëherë ai ka shkuar në kuzhinë për të marrë një thikë dhe e ka goditur me të në gjoks. Më pas e ka lidhur me një tel elektrik trupin e gruas, i cili u zbulua nga motra e saj ende në shtratin e dhomës.

“Unë nuk doja t’i bëja keq por isha shumë i zemëruar”. Pas goditjes me thikë ajo po vuante aq shumë saqë kam kërkuar për t’i dhënë fund dhimbjes së saj. Për këtë e shtrëngova me tel. Por unë jam penduar shumë për atë që kam bërë”. Sot burri u dënua nga gjykata angleze me burgim të përjetshëm për vrasje.

Advertisements
Postuar te Tjera. Komentet te E vret sepse ia ngaterroi emrin ne shtrat! Janë të Mbyllura

Serbia per pak sa nuk e humbi BE-ne

Serbia pranoi ta ndryshojë propozim-rezolutën për Kosovën për të mënjanuar rrezikun që po i kanosej prespektivës së integrimit në Bashkimin Evropian, tha për agjencinë e lajmeve Reuters një burim i Qeverisë gjermane.

“Serbia e kuptoi se qëllimi kryesor i politikës së saj të jashtme, e ardhmja evropiane, po vihej seriozisht në pikëpyetje. Për momentin ata e siguruan këtë perspektivë”, tha i njëjti burim. Ai shtoi se ende nuk janë përcaktuar detajet e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, por theksoi se as statusi, as mundësia e ndarjes nuk janë në tryezë.
Burimi i qeverisë gjermane për Reuters shtoi se kur erdhi puna tek debati për propozim rezolutën të gjitha vendet e BE-së, përfshi pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, kishin qëndrim unik.

Postuar te RAJONI. Komentet te Serbia per pak sa nuk e humbi BE-ne Janë të Mbyllura

Amerika e forte per Rusine

Shtetet e Bashkuara kanë fituar me rezultatin 89 me 79 ndaj Rusisë, duke u klasifikuar për në gjysmëfinalet e kampionatit botëror të basketobollit. Ndeshja u zhvillua në 38 vjetorin e një ndeshje tjetër mes Shteteve të Bashkuara dhe ish Bashkimit Sovjetik për medaljen e artë olimpike në basketboll. Fundi i asaj ndeshje ishte aq kundërthënës sa basketbollistët amerikanë nuk e pranuan medaljen e argjendit.

Kevin Durant shënoi 33 pikë në ndeshjen e së enjtes për amerikanët, vetëm dy pikë larg rekordit prej 35 pikësh të vendosur në vitin 2006 nga Karmelo Anthoni.
Të shtunën ekipi amerikan do të ndeshet me fituesen e ndeshjes Lituani-Argjentinë. Kampionati botëror i basketbollit po mbahet në Turqi.

Postuar te SPORT. Komentet te Amerika e forte per Rusine Janë të Mbyllura

Per nje stine, ndryshon gjinine!

Pasi që mësuesi Walter S. të kthehet në shkollë pas pushimeve verore në shkollën teknike në Vjenë, me siguri do të tërheqë vëmendjen e nxënësve. Ai shkoi në pushime si mësues, ndërsa do të kthehet si mësuese. “Që i vogël kam ëndërruar të jem vajzë. Ky ka qenë një proces afatgjatë. Por i kam dhënë fund me Walterin, tash jam Andrea.

Tash jam bërë bionde, kam gjinj dhe veshi fustan të shkurtë”, thotë Andrea, dhe shton se drejtori i shkollës jo drejtpërdrejtë ia ka përmendur se mund ta dëbojë nga puna. “Do të luftoj. Fëmijët duhet të mësohen të jetojnë me njerëz të ndryshëm”, thotë Andrea.Ajo planifikon t’i mësojë nxënësit për ndërrimin e gjinisë. “Kjo do të jetë një shans për tu paraqitur publikisht si femër. Ua kam shkruar një letër kolegëve të mi, por nuk jam i sigurt nëse e kanë lexuar”, thotë Andrea.

Postuar te Tjera. Komentet te Per nje stine, ndryshon gjinine! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: