Ne vend te patatinave, serbet ne Chipsy fusin miun!

Qytetar i Ulqinit Aleks Shkreli është rrëqethur kur, si pohon në qesen e çipsit ka gjetur një mi të fërguar, derisa prodhuesi – kompania serbe Marbo Product – ka hedhur poshtë mundësinë që qesja e tillë të ketë dalë nga repartet e tyre të prodhimit, raporton e përditshmja e Podgoricës Vijesti…

Shkreli i tha kësaj gazete se qesen e paketimit XXL e ka blerë në një kioskë te plazhi i Ulqinit para 15 ditëve, por me këtë njoftim ka dalë në opinion pas refuzimit të Marbo Productit për t’ia kompensuar për ankthin që e ka përjetuar. “Sapo e kam hapur qesen, kam ndjerë një erë të keqe të fortë. Pasi shikova më mirë në qese u tmerrova”, pohon Shkreli, duke shtuar se është tmerruar kur i ka shkuar mendja se fëmijët e tij do të mund të hanin çips nga kjo qese. Përfaqësuesit e Marbo Product kanë demantuar pohimet se në qesen e produktit të tyre është gjetur miu i fërguar. Ata kanë deklaruar se qesja është dërguar për analizë në Baçki Magliq dhe se rezultatet kanë dëshmuar se trupi i huaj – miu – nuk ka dalë nga fabrika e tyre. Çdokush që e njeh prodhimin e çipsit e di se çipsi kalon nëpër fritezë në temperatura shumë të larta, kështu që është e pamundur që ndonjë trup i huaj të jetë në atë gjendje siç duket miu në fotot e dërguara nga Shkreli”, tha përfaqësuesi i prodhuesit Danilo Drobnjak, duke shtuar se ky është rasti i parë që tash 15 vjet nga fillimi i punës dikush ka tentuar ta shantazhojë kompaninë Marbo.



Postuar te RAJONI. Komentet te Ne vend te patatinave, serbet ne Chipsy fusin miun! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: