Meta: Mos e mbeshtetni Serbine

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta u bëri thirrje Ambasadorëve të vendeve anëtare të OKI për të mos e mbështetur projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Në kuadër të turit të tij të takimeve në Nju Jork, në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe duke i paraprirë votimit të projekt-rezolutës serbe që pritet të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në datën 9 shtator, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Ambasadorët e vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI).
Gjatë këtij takimi, z. Meta shprehu qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe bëri thirrje për mos-mbështetje të projekt-rezolutës serbe, duke e cilësuar tekstin e saj si të papranueshëm, konfliktual, ndarës dhe të dëmshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për vetë të ardhmen e Serbisë.

Advertisements
Postuar te POLITIKË. Komentet te Meta: Mos e mbeshtetni Serbine Janë të Mbyllura

Ndarje jo, status special, po!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek i ka thënë sot Radio Dukagjinit se në të ardhmen, mund të bisedohet që Veriut të Kosovës ti ipet status i veçantë, ajo ka përmendur Tirolin Jugor. Lunacek ka përjashtuar çdo mundësi për ndarje të Kosovës dhe ka insistuar se forma finale e rezolutës serbe nuk duhet të përmbajë thirrje për bisedime për statusin e as për çfarëdo ndarje.
Hapet sërish çështja e veriut. Kësaj here duket të jetë kompromis mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë që kësaj pjese të Kosovës ti ipet status special në këmbim të heqjes së fjalës “bisedime për çështje të hapura” në rezolutën e paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën ne Parlamentin Evropian  ka thënë sot se në të ardhmen mund të bisedohet që kjo alternativë ti ipet kësaj pjese të Kosovës.

“Status special, po. Mendoj se një status special si një lloj autonomie ashtu si kanë edhe rajonet tjera në vende të ndryshme të Evropës, është një mundësi që do të mund të diskutohet. Unë vij nga Austria dhe jam e afërt me situatën në Tirolin Jugor. Kjo është një alternativë për të cilën mund të bisedohet. Por gjithashtu është e qartë se Veriu i Kosovës, është pjesë integrale e Republikës së Kosovës.”

Ndërkohë duke folur rreth formës së rezolutës serbe të pranueshme nga BE-ja, Lunacek ka pohuar se në të, në asnjë mënyrë nuk guxon të përmendet fjala “Bisedime për Statusin”

“Duhet të bëhet e qartë se nuk do të ketë negociata për statusin, asnjë negociatë për pretendime territoriale dhe krejt ajo se çfarë mund të ndodh është të bisedohet për të ardhmen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit për çështje siç janë ekonomia , përmirësimi i situatës se serbeve ne Kosove. Për këtë mund të ketë bisedime e jo për çështje të tjera. Nuk ka bisedime për status e as për ndarje territoriale.”

Si shkëmbim për këtë ndryshim të rezolutës serbe, Lunacek thotë se Serbia mund të fitojë në kohë për proceset integruese.
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te Ndarje jo, status special, po! Janë të Mbyllura

Martohen Ami dhe Ermali

Vetëm një javë pas Xhemit ka vendosur të martohet Ami, moderatoja e spektaklit “Portokalli”. Amarda Toska dhe Mamaqi, të cilët morën përsipër organizimin deri në detaje të dasmës tradicionale të Xhemit, i kanë dhënë vetes vetëm një javë kohë për t’u çlodhur, ndërsa kanë shpërndarë ftesat për ceremoninë e tyre të dasmës që do organizohet më 10 shtator.

Ata janë përpjekur të ruajnë të fshehtë çdo detaj të ceremonisë së tyre, për të cilën kanë pohuar vetëm se do të jetë ndër më të veçantat. Ami realizoi para disa muajsh një set të veçantë fotografish në Venecia, me qëllimin për të promovuar me sharmin e saj linjën e re të fustaneve të nusërisë, që gjenden në agjencinë e saj. Edhe pse e ka provuar fustanin e nusërisë dhe nuk ka asnjë kuriozitet më për të, Ami dhe Ermali u kanë premtuar miqve një surprizë të vërtetë, pasi është rasti më i mirë për të promovuar ashtu si duhet biznesin e tyre. Pas ceremonive dy nuset që janë dhe mikesha me njëra-tjetrën thuhet se do të kalojnë muaj mjalti në Karaibe.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Martohen Ami dhe Ermali Janë të Mbyllura

Pirro Çako dhe Alban Skënderaj bashk ne spot

E kanë provuar të këndojnë të dy në një koncert që u organizua pak kohë më parë në Toronto (Kanada), dhe ndaj do të rikthehen sërish bashkë. Kantautori Pirro Çako dhe Alban Skënderaj, kanë realizuar një duet interesant, që pritet ta bëjnë shumë shpejt klip.

Shkak për këtë bashkëpunim në fakt është bërë një projekt i “Top Channel”, ku dy artistët kanë kënduar së bashku në një nga puntatat e spektaklit që do transmetohet në “Top Channel” në sezonin e ri televiziv. Me këtë rast ata kanë menduar që të realizojnë këtë këngë të re, që do ta lançojnë në kanalet muzikore si klip tani në vjeshtë. Ky do të jetë një tjetër bashkëpunim i Pirros, pas atij në klipin “Nje tjetër jetë” me Eliza Hoxhën dhe Rosela Gjylbegun. Ndërsa për Albanin, ky bashkëpunim vjen pas atij me të dashurën e tij, Miriam Cani. Pirro Çako tashmë po i kushtohet vetëm muzikës, ndërkohë që ka bashkëpunuar me shumë këngëtarë të rinj edhe si autor tekstesh. Këtë periudhë ai është duke punuar edhe për përfundimin e albumit të tij të ri. Në lidhje me jetën private kantautori gjatë gjithë procesit të divorcit nga Inva Mula është treguar i rezervuar, dhe nuk ka pranuar të flasë askund për këtë çështje, ndërkohë që mediat shkruajnë edhe për ndarjen nga e dashura, Anja. Ndërsa Alban Skënderaj vazhdon bashkëjetesën me Miriamin në Gjermani, dhe po ashtu udhëton shpesh drejt Tiranës i ftuar në koncertet apo evenimente artistike.

Në fillim të verës ai promovoi klipin e tij më të ri në “Fari Club” në Tiranë. Në ceremoninë promovuese të klipit “Si më parë” ishte dhe Miriami, e cila e shoqëron shpesh në udhëtimet e tij. Kënga është realizuar dhe në variantin italisht, posaçërisht për atë treg dhe do të lançohet në Itali këtë vjeshtë. Ky ishte një klip që si gjithmonë Albani e ka realizuar vetë muzikën dhe tekstin. Pas pushimeve ai do të punojë për nxjerrjen në treg të albumit të tij të tretë.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Pirro Çako dhe Alban Skënderaj bashk ne spot Janë të Mbyllura

Këtë e pëlqejnë %d blogues: