Arsyeja se pse Churchill urdheroj te vritet Musolini

Zbardhen letrat komprometuese mes ish-diktatorit italian dhe Churchillit. Pse dyshohet se Duçja u vra nga anglezët e jo partizanët
Winston Churchill kishte urdhëruar vrasjen e Benito Mussolinit si pjesë të një komploti për të shkatërruar një korrespondencë inkriminuese mes dy protagonistëve kryesorë të Luftës së Dytë Botërore. Këtë e bën të ditur gazeta britanike “Telegraph”, duke u bazuar në librin e fundit të Pierre Milza, një specialist i Italisë bashkëkohore dhe asaj fashiste, shkrimtar dhe historian francez, që kthehet në misterin e orëve të fundit të Musolinit dhe Claretta Petaçi me ditët e fundit të Musolinit.

Vdekja e Duçes ka ndodhur në rrethana ende të paqartësuara plotësisht. Nuk ka qartësi në fakt rreth metodave të ekzekutimit të Mussolinit dhe dashnores së tij në 28 prill të 1945, pranë Giulino Mezzegra, rreth 20 km në jug të Dongos, fakti vazhdon të ushqejë polemika dhe spekulime ende dhe sot. Historianë dhe juristë ende debatojnë, përveç faktit se ka qenë një ekzekutim me vdekje i imponuar nga CLNAI apo një akt i thjeshtë impulsiv.”Nuk ka dyshim se duke gjykuar nga deklaratat e tij publike të bëra tre vitet ’20-’30, Churchill ishte një tifoz i Mussolinit. “Dhe Roosevelti gjithashtu”, shkruante Milza, duke analizuar se kryeministri në kohën e luftës mund të kenë kërkuar për të vrarë Mussolinin për të marrë në posedim letrat e veçanta, në të cilën ai shprehte admirimin e tij për homologun e tij italian para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.Ekzistenca e korrespondencave ishte mohuar prej kohësh nga të dy palët si nga italianët dhe nga ana angleze. Fillimisht, edhe historiani Renzo De Felice ishte skeptik, por pastaj bëri një hulumtim të veçantë që do ta nxiste atë për të folur për “konspiracionin e heshtjes” dhe për të sugjeruar se jo vetëm ekzistenca e korrespondencës ishte e njohur para luftës, por dhe se letrat ishin kërkuar qëllimisht, ishin gjetur dhe shkatërruar, por bashkë me ato u shkatërruan dhe materiale të tjera të mbajtura nga Mussolini, për shembull vrasja e Matteotti, dhe ngjarjet e tjera të së majtës italiane.”Churchill një herë gjithashtu tha se “fashizmi i ka dhënë një shërbim gjithë botës…. Sikur unë të isha italian, unë jam i sigurt se unë do të isha me të – vazhdon Milza – por kjo ishte e kuptueshme në vitin 1927, atëherë fakti që të ishe fashist nuk do të thoshte ishe një mik i Hitlerit apo bashkëpunëtor i tij në genocid. Por kur jeni kreu i shtetit dhe konsideroheni si një hero i luftës nga populli britanik, nuk dëshironi që gjithçka të dalë në dritë”.Zyrtarisht, Mussolini dhe dashnorja e tij Klara Petaçi, u rrëmbyen nga partizanët komunist pranë Dongos në liqenin Como ndërsa përpiqeshin të iknin në Zvicër. Pavarësisht maskimit si oficer gjerman Duçja ishte njohur së bashku me Petaçin. Trupat e tyre u dërguan në Milano dhe u ekspozuan në Piazzale Loreto. Milza në librin e saj vë në dukje se Churchill, tashmë një qytetar privat, do të merrte pjesë në udhëtimet e fshehta të pasluftës me një emër të rrem vetëm pak kilometra nga ku Mussolini u arrestua. “Ndoshta ai shkoi atje vetëm për të pikturuar. Është ende e besueshme, megjithatë, se kishte arsye të tjera: është e ditur se një numër i madh shkrimesh u hodhën në liqen me dokumentet e luftës”, shton Milza.Një studim i disa gazetarëve, duke përfshirë Peter Tomkins, një ish-agjent sekret i SHBA-së në Milano gjatë luftës, kanë formuluar hipotezën se Mussolini u vra nga agjentët britanikë të fshehtë të interesuar për posedimin e korrespondencës së famshme. Hetimi tregon dëshminë e Gjon Bruno Lonati, në atë kohë partizan i brigadës komuniste “Garibaldi” në Milano, i cili thotë se ishte, së bashku me një agjent italiano-anglez, me emrin John, autori i vrasjes së Mussolinit dhe Claretta Petaçi. Lonati, në mesin e disa aktorëve të kësaj çështjeje ende të gjallë, mbështet akoma ekzistenca e një fotoje që dëshmon historinë e tij, tani e sekretuar me raportin e misionit dhe e ruajtur në Milano se ndonëse kanë kaluar 50 vjet nën sekretin ushtarak, nuk pranohet të bëhet publike.

Fjalimi i jashtëzakonshëm i Winston Churchill-it
Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i Britanisë, Churchill e lidhi rezultatin e luftës ndaj nazistëve me mbijetesën e vetë Britanisë. Një nga thirrjet historike më të mira për betejë.Shprehja më e mirë: “Ju kërkoni, se cila është politika jonë? Unë mund të them: Ajo është zhvillimi i një lufte, nga deti, toka dhe ajri, me gjithë fuqinë tonë dhe me gjithë fuqinë që Zoti mund të na japë, për të bërë një luftë kundër një tiranie të përbindshme, e patejkalueshme në katalogun e errët, një katalog i dhimbshëm i krimit njerëzor. Kjo është politika jonë.” “Të premten mbrëma mora nga Madhëria e Tij misionin të formoj një administratë të re. Ishte vullneti i dukshëm i Parlamentit dhe kombit që kjo të konceptohet sa më gjerë të jetë e mundur dhe të përfshijë të gjitha partitë. Unë tashmë e kam përfunduar detyrën më të rëndësishme të kësaj detyre. Për këtë arsye është formuar një kabinet lufte prej pesë anëtarësh, që përfaqësojnë Laburistët, Opozitën dhe Liberalët, unitetin e kombit. Ishte e nevojshme që kjo të bëhet në një ditë të vetme me urgjencën më të madhe dhe rreptësinë e ngjarjeve. Pozicione të tjera kyçe janë plotësuar dje. Unë do t’ia dorëzoj një listë më të gjerë Mbretit sonte. Shpresoj ta përfundoj caktimin e ministrave kryesorë gjatë ditës së nesërme. Emërimi i ministrave të tjerë zakonisht zgjat pak më shumë. Kam besim se kur Parlamenti të mblidhet përsëri, kjo pjesë e detyrës sime do të jetë përfunduar dhe administrata do të jetë e kompletuar nga të gjitha anët. Mendoj se është në interesin publik të sugjeroj se Folësi i Dhomës duhet të caktohet sot. Në fund të seancave të ditës, mbledhja e Dhomës do të propozohet deri më 21 maj, pra të martën, dhe nëse është e nevojshme të mblidhet edhe më herët. Vendimi do t’i njoftohet anëtarëve të Parlamentit në rastin më të parë. Tani e ftoj Dhomën me anë të një rezolute të regjistrojë miratimin e masave të marra dhe deklarojë mirëbesimin në qeverinë e re.
Rezoluta është:
“Se kjo Dhomë mirëpret formimin e një qeverie që përfaqëson vendimin e përbashkët dhe të pandryshueshëm të kombit për të vazhduar luftën me Gjermaninë drejt një konkluzioni fitimtar”.
Formimi i një administrate të kësaj shkalle dhe kompleksiteti është një sipërmarrje në vetvete. Por jemi në një fazë paraprake të një prej betejave më të mëdha në histori. Jemi përfshirë në aksion në shumë pika të tjera, në Norvegji dhe në Hollandë, dhe duhet të përgatitemi në Mesdhe. Por beteja e ajrit po vazhdon, dhe duhet të bëjmë mjaft përgatitje në shtëpi. Në këtë krizë besoj se do të më falni nëse nuk po e zgjas fjalimin me Dhomën edhe më shumë për sot, dhe shpresoj se shumë prej miqve dhe kolegëve apo ish-kolegëve, të cilët janë ndikuar nga rikonstruksioni politik, do të më tolerojnë për mungesën e ceremonisë, e cila ishte e nevojshme. I them Dhomës ashtu si dhe ministrave që janë bashkuar me këtë qeveri, se nuk kam asgjë për të ofruar përveç gjakut, mundimeve, lotëve dhe djersës. Para nesh kemi një torturë, nga lloji më i rëndë. Ju do të pyesni, cila është politika jonë? Unë them të hapim luftë nga toka, deti dhe ajri. Luftë me gjithë pushtetin dhe forcën që Perëndia na ka dhënë, dhe të hapim luftë kundër një tiranie monstruoze. Kjo është politika jonë. Ju do të pyesni, cili është qëllimi ynë? Mund të përgjigjem me një fjalë? Është fitorja. Fitore me të gjitha kostot, fitore pavarësisht nga terrori, fitore, pavarësisht se sa e rëndë dhe e gjatë do të jetë rruga përpara, pasi pa fitore nuk ka ekzistencë. Le të kuptohet nga të gjithë. Nuk ka ekzistencë të Perandorisë britanike, nuk ka ekzistencë për parimet në të cilat ka qëndruar Perandoria britanike, nuk ka ekzistencë për nxitjen, impulsin e të gjitha kohërave, që i gjithë njerëzimi të përparojë drejt qëllimit të tij.
Fjalimi i mbajtur para Dhomës së Përfaqësuesve, 13 maj, 1940

Advertisements
Postuar te Tjera. Komentet te Arsyeja se pse Churchill urdheroj te vritet Musolini Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: