Kengetarja e Titanikut shtatezen

Kopertina kanadeze e “7 Jours” ka në qendër të saj Celin Dion, shtatzënë me binjakë që pozon me fytyrën ujë dhe sapun nën shoqërinë e bashkëshortit Renë Angélil, 68 vjec dhe të djalit të tyre René-Charles, 9 vjec.


Zëdhënësi i këngëtares përgënjeshtroi se Celinë ndodhej në spital për probleme me shëndetin.
Binjakët duhet të vijnë në jetë në muajin nëntor.

Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te Kengetarja e Titanikut shtatezen Janë të Mbyllura

"FILM CITY"- shkruar nga Avni Zogiani

Më ndodhi si koincidencë që të njëjtën ditë ta shoh transferimin e komandës së KFOR-it te një komandant i ri dhe filmin e njohur “Truman Show”. Kisha diçka që po më ziente brenda derisa po përcillja transmetimin në televizionin publik të një skenari të paraparë me përpikëri në qendrën e KFOR-it, në “Film City”. Nuk po e shpjegoja dot se çka më mundonte. Në transmetimin direkt, si zakonisht, figurat përafërsisht të njëjta politike ishin të ulura pak a shumë në të njëjtat vende. Dukej njëjtë si transferimi i kaluar i komandës, që ishte i ngjashëm me transferimin paraprak dhe kështu me radhë. Pra, asgjë e jashtëzakonshme, por prapë po transmetohej direkt dhe quhej “Speciale”.
Kur në mbrëmje po shihja filmin e mirënjohur “Truman Show” fillova ta kuptoja ku ishte problemi. “Truman Show” është një film mbi jetën e shndërruar në teatër të një personi me emrin Truman. Ai ishte përcjellë me kamera tërë jetën e tij që nga embrioni, pa e ditur se ishte pjesë e një show. Njerëzit që jetonin në qytetin e tij ishin kryesisht aktorët që mbushnin rolet e një jete normale të një njeriu në një qytet të vogël amerikan. Truman jetonte një jetë që në shikim të parë dukej tërësisht normale, por normaliteti ishte pjesë e skenarit të bërë qysh më herët. Nëse ai vepronte në një mënyrë të paparashikueshme, regjia ndërmerrte veprimet e duhura për ta kthyer atë në skenar. Këto veprime përfshinin që nga përdorimi i “shokëve të ngushtë” të Trumanit e gjer te shkaktimi i stuhive apo bllokadave në rrugë për ta penguar lëvizjen e tij përtej hapësirës dhe veprimeve që përfshinte skenari.
Në këtë film kishte edhe njerëz që herë pas here denonconin shkeljen e të drejtave të Trumanit. Si kushdo tjetër edhe ai kishte të garantuar të drejtën që të zgjidhte vetë si ta bënte jetën e tij dhe këtë të drejtë ia garantonin konventat ndërkombëtare e kombëtare. Zërat që insistonin në këtë të drejtë të Trumanit ishin të paktë, sepse shumica e njerëzve thjesht kënaqej më këtë show dhe nuk e çanin fort kokën nëse Truman bënte jetën sipas zgjedhjes së tij apo jo. Filmi merr kthesën në momentin kur Truman fillon të kuptojë se diçka nuk është në rregull me sjelljen e njerëzve. Për shembull, kur ai iu binte fort shuplakave për të shkaktuar një zhurmë që normalisht do të duhej befasuar njerëzit, ata nuk reagonin, por thjesht vazhdonin veprimet ashtu siç ishin paraparë me skenar.
Në momentin kur Truman filloi të dyshonte në autenticitetin e jetës së tij filloi të më zgjidhej nyja që më lindi në kohën e ceremonisë në “Film City”. Këto ceremoni janë të zakonshme dhe të shpeshta. Teksa po shihja “Truman Show” nuk kishte si të mos më shkonte mendja se liderët tanë të vendosur në karriget e zakonshme në “Film City” nuk janë veçse aktorë. Mbas transmetimit të ceremonisë, në televizionin publik, sikundër në të gjitha të tjerat besoj, pason një reklamë e gjatë e KFOR-it.
Sa më shumë që po e shihja “Truman Show” aq më e fortë po më bëhej pyetja, pse pas më se një dekade lufte në Kosovë, ushtria vazhdon ta ketë rolin qendror në jetën tonë. Problemi është se në Kosovë akoma nuk është siguruar paqja, apo ka diçka më shumë?
Çka mund të jetë tërë ky insistim i ruajtjes së rolit qendror të një ushtrie në jetën civile? A jemi ne vend demokratik, apo diçka tjetër? Nuk dua ta jap përshtypjen se nuk e vlerësoj rolin e NATO-s dhe të KFOR-it për tërë këto vite në Kosovë. Unë vetë i takoj shpesh zyrtarisht pjesëtarët e KFOR-it dhe me një zellshmëri të madhe ulem për të pirë ndonjë kafe, edhe pse e di se këto biseda kanë një rol thjesht informues, në mënyrë që të kuptohet çfarë do të ndodhë në javët dhe muajt në vazhdim. E di se këto biseda janë sa për ta kuptuar nëse gjithçka do të shkojë sipas skenarit të paracaktuar apo jo, por prapë nuk jam ndier i manipuluar. Këto biseda tashti më ngjajnë shumë me segmentet e “Truman Show” kur në skenar futet “shoku i ngushtë” i Trumanit në momentet e krizave të tij.
Kosova ka shumë momente krizash, apo kështu siç duket perceptohet nga jashtë. Së paku njëherë në muaj një zyrtar i lartë i NATO-s viziton Kosovën për ta dhënë porosinë se “Kosova po shkon në drejtimin e duhur” dhe se “kosovarët duhet të jenë të lumtur”. Në asnjë vend demokratik si në Kosovë ushtria nuk e ka mundësinë e pakufizuar për propagandën ushtarake. Duke e ditur popullaritetin që NATO-ja dhe KFOR-i kanë në mesin e kosovarëve neve nuk na ngelet gjë tjetër veçse përcjellim me pietet këto porosi. Të përcjellim porositë e çlirimtarëve. Pra, duhet se s’bën të bëhemi të lumtur, të bëhemi optimistë. Në fund të fundit, çka ka të keqe prej të qenët i lumtur dhe optimist?
Ndoshta lumturia në kushte normale, në një jetë pa skenar nuk vjen me porosinë “ndihu i lumtur”, por ç’rëndësi ka. Apo mos ndoshta njeriu ka të drejtë të jetë edhe i hidhëruar kur punët nuk i shkojnë si duhet? Në ceremoninë e ndërrimit të komandantëve të KFOR-it njëri nga folësit me uniformë tha se Kosova ka akoma shumë për të bërë në zhvillimin ekonomik. Në të njëjtin fjalim megjithatë u dha një urim i përzemërt për punën e liderëve kosovarë. Në Kosovë është zhvilluar një opinion i tillë që opinioni dominues është porosia që na vjen nga ndërkombëtarët, kurse porosia që na vjen nga KFOR as që nxirret në pikëpyetje.
Tërë propaganda e KFOR-it konsiston në atë se Kosova për më se dhjetë vjet me radhë ka qenë në paqe dhe stabilitet dhe se për këtë është kujdesur KFOR-i. Natyrisht paqja dhe stabiliteti janë dy arsye të mira për të qenë i kënaqur. Natyrisht se të gjithë qytetarët kosovarë janë dhe duhet të jenë mirënjohës për KFOR-in dhe NATO-n dhe atë jo vetëm për faktin se Kosova vazhdon të jetë në paqe dhe stabile. Mirëpo, a mjafton paqja dhe stabiliteti? A bëjmë ne si qytetarë të Kosovës atë që duam? E kemi vendosur apo a do të vendosim ndonjëherë vetë për jetën tonë, apo thjesht do të përcjellim skenarë e vullnete që na vijnë nga jashtë? A duhet të jetë i lumtur një komb që vazhdon të varfërohet dhe ta absorbojë vullnetin e të tjerëve duke e shtypur të vetin? Pse duhet që pas më se dhjet vjetësh të mbarimit të luftës një qytetar ta shohë ushtrinë në çdo kënd dhe ta pranojë propagandën e saj nga secili drejtim? A është Kosova më keq se Iraku, prej nga së fundmi po mbarojnë misionet ushtarake të huaja? Pse duhet që Kosova ta dorëzojë vullnetarisht me “kushtetutë” një pjesë të vullnetit të saj? Për hir të regjisorit të cilin nuk e sheh kurrë? Kur do të vijë koha që Truman të jetë i lirë ta bëjë vetë zgjedhjen?
Mbase momenti më i fortë në “Truman Show” është komunikimi i një vajze me regjisorin suprem. Ajo kishte pasur një flirt jashtë skenarit me Trumanin dhe insistonte në të drejtën e tij që të jetë jashtë monitorimit, të jetë i lirë të bëjë vetë zgjedhjen si dhe ku do të jetojë. Kjo ndodhte në kohën kur Truman tashmë e kishte kuptuar se ishte pjesë e një skenari të madh dhe po përpiqej të arratisej me një anije në dallgët e oqeanit. Regjisori i zënë ngushtë nga fakti që ai akuzohej se po i shkelte të drejtat Trumanit thotë se problemi nuk qëndronte tek ata, por te mungesa e guximit të Trumanit për të dalë nga skenari i parashkruar. Mirëpo, Truman tashmë kishte marrë guximin, por insistimit të tij për arratisje regjisori i përgjigjej me një stuhi të fortë dhe dallgë më të mëdha të detit.
Dukej se ishte kjo përpjekja e fundit e regjisorit për ta kthyer atë në skenarin e vet. Në fund kur u duk se Truman po fitonte luftën me stuhinë dhe ujërat u qetësuan, ai u ndesh me një mur në mes të oqeanit. Kjo gati sa s’ia këputi shpresat. Në këtë moment ai gjeti ca shkallë për t’u ngjitur te një derë ku shkruante “Exit”. U mendua para se ta hapte derën dhe dukej qartë se ishte i frikësuar. Megjithatë, ai mori guximin dhe e goditi derën, por prapa saj dukej vetëm errësirë. Ky moment ishte një sfidë tjetër për Trumanin, sepse errësira mbrapa derës ishte një pasiguri, një mungesë parashikimi e parashikueshmëria e asaj që do ndodhi i ishte bërë atij pjesë e jetës me të cilën ishte mësuar. Truman kaloi pragun e derës dhe këtu mbaroi jeta e komanduar e tij.
Mbase është pikërisht mungesa e guximit tonë ajo që po na mban neve brenda jetës së çuditshme në të cilën bëjmë atë që besojmë se na kërkohet, pra jetojmë brenda skenarit. Në mungesë të guximit për të ecur vetë në këmbët tona ne po presim që edhe kur të na çlirojnë nga monitorimi dhe skenari i paracaktuar, hapësira përtej derës së pavarësisë së plotë të jetë e ndriçuar dhe e parashikueshme. Por, a është e mundur që përgjithmonë dikush tjetër të jetë aty që ta ndriçojë dhe ta bëjë të parashikueshme rrugën të cilën duhet ta bësh vetë?
Lidershipi kosovar i ka të gjitha mundësitë për ta ndërtuar vetë shtetin që i prijnë. Edhe shoqëria kosovare mundet, nëse ka guxim të mjaftueshëm, ta ndërtojë vetë të ardhmen e saj. Askush nuk mundet përgjithmonë të na detyrojë të veprojmë ndryshe nga vullneti ynë. Problemi është se ne nuk jemi të sinqertë së pari me vetveten. Bëjmë sikur veprojmë sipas vullnetit tonë, por në të vërtet veprojmë sipas një skenari që mendojmë se do t’u shkojë për shtati “miqve tanë”. Ne shkruajmë, flasim e veprojmë atë që jemi të bindur se u pëlqen të tjerëve. Tepër shpesh liderë kosovarë, por edhe pjesëtarë të shoqërisë civile, thonë se janë ndërkombëtarët ata që nuk na lejojnë të veprojmë në një mënyrë të caktuar, në pajtim me atë që duan. Ç’është e vërteta, ndërkombëtarët ruajnë statusin e autoritetit suprem dhe e kanë mundësinë e ndryshimit të aktorëve nëse ata nuk respektojnë skenarin. Mirëpo deri më sot edhe pse kanë kërcënuar zyrtarët se do ta përdorin këtë mundësi, ata nuk janë detyruar ta bëjnë këtë. Mbase ndërkombëtarëve në Kosovë u pëlqen ta mbajnë këtë pozicion superior në raport me shoqërinë kosovare. Mirëpo, mbase sikundër në “Truman Show”, ndërkombëtarët janë duke pritur për guxim të mjaftueshëm të kosovarëve që ta kundërshtojnë autoritetin e tyre? Si mund ta dimë nëse ne asnjëherë nuk kemi tentuar që të veprojmë sipas vullnetit tonë? Kur do të shndërrohet “City Film” në “Kosovafilm”?
Autor
Avni Zogiani

Postuar te Tjera. Komentet te "FILM CITY"- shkruar nga Avni Zogiani Janë të Mbyllura

Katari shteti i 71 që e njeh Kosoven

Vetem pak dite para Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, Katari e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Keshtu ka bere te ditur hiq me pak e as me shume se vet kryeministri Hashim Thaci i cili ndodhet për vizitë zyrtare në këtë shtet me ftesë të mbretit Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani.
Pak dite me pare Kosoven e ka njohur edhe Hondurasi nderkohe qe nje akt te tille e ka paralajmeruar edhe Grenada. Paralajmerohen njohje edhe nga Kuvajti dhe Omani

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te Katari shteti i 71 që e njeh Kosoven Janë të Mbyllura

THE REVENGE OF KITTY GALORE

Regjia: Brad Peyton
Aktorë: Bette Midler, James Marsden, Christina Applegate, Katt Williams, Michael Clarke Duncan, Neil Patrick Harris, Sean Hayes, Nick Nolte, Joe Pantoliano, Chris O’Donnell, Jack McBrayer, Fred Armisen, Paul Rodriguez
Zhanri: Aksion, Komedi
Minutazhi:82 min
Kompania:Warner Bros.


Historia
Në një bazë në Gjermani, një punëtor që shpërndante kode seckrete gjen një qenush qimegjatë spanjol jashtë zyrës së tij. Ai e fut qenushin brenda dhe ja tregon qenit polic, Rex. Rex ndjen që ka dicka që nuk shkon me qenushin dhe fillon te leh, duke e detyruar punonjësin që ta nxjerr jashtë qenushin. Të dy kanë ngelur jashtë zyrës. Rex shikon nga dritarja, që qenushi po fotografonte dokumente sekrete dhe zbulon që është Kitty Galore, një mace e keqe pa qime. Rex rezulton të jetë një qen agjent dhe raporton në zyrat qendrore.


Në San Francisco, Diggs, një qen gjerman i policisë dhe i zoti i tij, Shane janë thirrur për një cështje perngmarrjeje. Diggs qëllimisht nuk i bindet urdhërave të Shane. Ai sulmon të dyshuarin, duke e detyruar atë të lëshojë një paisje të cilën Diggs e kap dhe shkakton shpërthimin e një ndërtese. Butch dhe Lou janë duke parë gjithë incidentin. Lou dëshiron që Diggs të jetë një agjent, me Butch-in si këshilltarin e tij për të ndihmuar të rrëzojnë Kitty Galore.


Në rajonin e policisë, Diggs pezullohet dhe dërgohet në qendrën për rritjen e qenve. Shanë dëshiron ta adoptojë Diggs-in por policia nuk e lejon këtë gjë. Butch e rekruton Diggs-in dhe e shpie te zyrat qendrore. Lou i ngarkon atyre një mision për të ndjekur një pellumb të quajtur Seamus, i cili është një agjent dhe mesa duket punon për Kitty Galore.


Pasi ndjekin Seamus, Diggs dhe Butch takojnë një mace agjente të quajtur Catherine nga MEOWS, e cila është në ndjekje të pëllumbit për të njëjtën arsye. Qentë mësojne nga Catherine që Kitty Galore u kthye në një agjente mashtruese pasi në një mision kundra qenve ajo ra në një vaskë me xhel, e cila i shkaktoi rënien e flokëve, duke e kthyer në objekt talljesh nga macet e tjera dhe gjithashtu shkaktoi dhe dëbimin nga shpia ku qendronte. Kitty kërkon hakmarrje, jo vetëm ndaj qenve, por edhe ndaj njerëzve dhe shoqeve të saja mace.


Pasi e cojnë Catherine-n në zyrat qendrore, Lou kontakton Tab Lazenby të MEOWS dhe ata formojnë nje aleance për të mposhtur Kitty Galore. Seamus tregon se ku po shkonte një pëllumb që punonte për Kitty-n. Në shtëpinë e një maceje ata zbulojnë nje mace ndërmjetëse, e cila i dërgonte një hisë Kitty-t nëpërmjet njërit nga pëllumbat që punonin për të por nuk e dinte se ku fshihej.


Duke kërkuar ndihmë për të kuptuar se ku fshihet Kitty, ata shkojnë te Mr. Tinkles i cili është i mbyllur në një burg të fshehtë në Ishullin Alcatraz. Megjithëse refuzon të bashkëpunojë, ai i jep një ndihmë grupit, që gjithë sekretet zbulohen në sytë e maces dhe që ai po planifikonte të arratisej. Kitty zbulon nga nje informator në burg që qentë dhe macet po punojnë së bashku dhe dërgon disa nga agjentët e saj të sulmojnë dhe arrin të kapë Seamus gjatë kthimit me varkë nga burgu.


Pasi arriti kulmin me Diggs-in që nuk donte të bindej, Butch largohet me Seamus për te shptëpia e pëllumbit për të gjetur disa të dhëna. Catherine e merr Diggs-in në shtëpinë e saj. Aty ajo mëson se Diggs, gjatë gjithë jetës ka lëvizur sa brenda – jashtë qendrës për rritjen e qenve. Ajo e shpie tek zyrat qendrore të maceve. Diggs, Catherine dhe Tabs mësojnë nga një sekuencë e videos së saj, duke parë në sytë e maces si tha dhe Tinkles, se Kitty fshihet në një panair tek zotëria i saj i ri, një magjistar.


Shumë shpejt pasi arrijnë te panairi, Diggs dhe Catherine kapen nga Kitty Galore dhe Paws, një mace gjigande me dhëmbë hekuri. Kitty zbulon se ajo planifikon të dërgojë një sinjal që vetëm qentë mund ta dëgjojnë nëpërmjet televizionit dhe celularëve, në mënyrë që ti bëjë të sulmojnë njerëzit që kujdesen për ta. Pasi arrijnë ti shpëtojnë grackës vdekjeprurëse të Kitty-t, Diggs dhe Catherine takohen me Butch dhe Seamus të cilët lajmërohen nga Tab dhe Lou.


Kitty përdor një karrige si satelit për të transmetuar sinjalin. Seamus aksidentalisht shtyp një buton që fillon programin, duke menduar se ishte butoni i fikjes. Qentë fillojnë të bëhen armiqësorë në shtëpitë e tyre. Kitty urdhëron Paës të sulmojë ata dhe përleshja finale fillon. Gëzofi i Paws bie dhe zbulohet që ai është nje robot, stili i terminator. Diggs mashtron Paws në mënyrë që të kafshojë një nga telat duke shkaktuar shpërthimin e satelitit. Kitty përfundon e lidhur me karamele pambuku në kapelen e magjistarit.


Pas misionit, Diggs shkon të jetojë me Shane, i cili e kërkonte që kur Diggs u arratis nga qendra e rritjes së qenve. Diggs thërritet në zyrat qendrore dhe i tregohet një video ku shfaqet Mr. Tinkles që është arratisur nga burgu së bashku me Calico.


Diggs, Butch, Catherine dhe Seamus janë duke punuar sëbashku edhe një herë, në një seri tjetër të quajtur “Cats and Dogs 3”.


Rreth filmit
Cats & Dogs: The Revenge of Kitty Galore është një film familjar i vitit 2010, nën regjinë e Brad Peyton. Ky film është vazhdimi i “Cats & Dogs” të vitit 2001. Filmi u shfaq për herë të parë në 30 korrik 2010, dhe gjithashtu do të shfaqet në formatin 3D.


Kritika
Joe Leydon i Variety shkroi një koment pozitiv për filmin: Nëntë vjet pasi Cats & Dogs arkëtoi më shumë se 200 milionë dollarë në mbarë botën, Ëarners shfaq Cats & Dogs: The Revenge of Kitty Galore, një film më i shpejtë e gazmor.
Scot Tobias i The A.V. Club e shikonte negativisht filmin duke thënë se: është sërish rreth një maceje që do të dominojë botën me agjentët e saj që i jargaviten.


Box Office


Filmi arkëtoi 4.3 milionë në ditën e parë të shfaqjes dhe 12.3 milionë për fundjavën. Në fund të gushtit 2010 filmi ka arkëtuar me shumë se 41 milionë brenda vendit dhe 44 milionë dollarë në mbarë botën, me një total prej 85 milionë dollarë.

Postuar te Kinematografi. Komentet te THE REVENGE OF KITTY GALORE Janë të Mbyllura

Maqedonia lë me gishta në gojë Serbinë

Maqedonia do të votojë kundër rezolutes së Serbisë për Kosovën në Kombet e Bashkuara.
Bejne te ditur burime të sigurta në Ministrinë e Jashtme maqedonase.

Ministria e Jashtme e Shkupit ka dërguar edhe sqarime se si ambasadorët e saj në OKB të mbrojnë këtë vendim.

Sipas saj, teksti i rezolutës është antiproduktiv dhe mund të ketë pasoja negative ndaj sigurisë në rajon.

Nëse ndryshohet teksti, atëherë Maqedonia do të ketë një qëndrim tjetër, në përputhje me rregullat dhe ligjet ndërkombëtare.

Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet te Maqedonia lë me gishta në gojë Serbinë Janë të Mbyllura

Maqedonia nuk kthen pergjigje per varrezat masive

Ministria e Drejtësisë në Shkup po zvarrit përgjigjen për autoritetet e Kosovës lidhur me nisjen e hetimeve mbi ekzistencën e një varri masiv në Maqedoni, ku dyshohet se ndodhen kosovarë të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

Nga kjo ministri akoma nuk është dhënë asnjë përgjigje, pas kërkesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, e cila qe prej muajit maj të këtij viti kishte kërkuar sqarime dhe nisjen e hetimeve të përbashkëta lidhur me dyshimet për varrin masiv.

Një zyrtar i kësaj ministrie ka bërë të ditur se po shqyrtohet akoma kërkesa e Prishtinës zyrtare, por përgjegjës është ministri 73 vjeçar Manevski, i cili siç bëhet e ditur po e zvarrit qëllimisht çështjen e hetimit.

Javën e kaluar edhe sajti në internet “Balkan Insight” ka shkruar se hetimet për ekzistencen për varrin masiv janë ndërprerë për shkak të mungesës së përgjigjes nga Shkupi.

Sipas “Balkan Insight”, rreth 18 kosovarë të vrarë gjatë luftës së vitit 1999 sipas pohimeve të Prishtinës zyrtare janë të varrosur në një varr masiv që më pas ishte betonuar në varrezat e qytetit në lagjen Butel të Shkupit.

Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet te Maqedonia nuk kthen pergjigje per varrezat masive Janë të Mbyllura

Serbia dhe BE pajtohen per rezoluten?

Rezoluta serbe për Kosovën e paraqitur ne Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk do të tërhiqet, por mund të pësojë ndryshime të rëndësishme që do të pranohen nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE. Raporton e perditshmja serbe ‘Blic’ duke u thirrur ne burime diplomatike në Bruksel. Amendamentet janë të pranueshme edhe për Beogradin thotë, “Blic” duke iu referuar qarqeve Brenda Qeverise se Serbise. Kështu që ka gjasa që nesër , Presidenti Serb Boris Tadiç dhe shefja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Catherine Ashton të njoftojnë arritjen e marëveshjes.

Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet te Serbia dhe BE pajtohen per rezoluten? Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: