>Taksisti refuzon të bëjë seks, vajza i thyen xhamin

>

Taksisti 41-vjeçar nga Australia, Dean e ka pësuar keq refuzimin e tij për të bërë seks me një
26-vjeçare. Vajza kishte hipur në taksinë e 41-vjeçarit dhe fillimisht i kishte kërkuar një cigare. Më pas ka kërkuar që të bëjë seks me taksistin, por ky i fundit ka refuzuar, për shkak se është i fejuar dhe nuk dëshironte që ta tradhtonte atë. Për më tepër, sipas tij, “po ta shikonit, do ta kuptonit se ishte e tmerrshme. Ajo ishte shumë e shëndoshë”. Pasi e ka refuzuar, vajza 26-vjeçare ka gjetur një shishe dhe i ka thyer xhamin e taksisë. Ajo u arrestua nga policia dhe tashmë do të procedohet penalisht për fyerje dhe shkatërrim prone./gt

Postuar te Kuriozitet, Seks dhe Dashuri. Komentet "Off"

>Për një lidhje të lumtur

>

Djemtë zakonisht nguten në një lidhje, dhe pastaj papritmas bëjnë panik “Gjithçka është duke shkuar shumë shpejtë!”. Ti je ajo që duhet t’i mbajë frenat. Shumë shpesh nëpër revista mund të hasni nëpër copëza këshillash dhe
ndihmash që mund t’ju ndihmojnë në lidhjet e tuaja dashurore. 

Mirëpo ekzistojnë mendime të shumta dhe mënyra të ndryshme që kanë të bëjnë lidhjen. Nëse çdo gjë shkatërrohet nga tradhtia e ndonjërit prej jush, mendoni thellë para se të pranoni. Ndonjëherë pranimi shkakton më shumë dëm se dobi.

Jeta është e gjatë. Nëse ju duket se nuk është koha të jeni së bashku, mund të merrni një pushim nga njëri tjetri. Nuk do të thotë që s’do të bashkoheni dikur./yp

Postuar te Kuriozitet, Seks dhe Dashuri. Komentet "Off"

>Për një lidhje të lumtur

>

Djemtë zakonisht nguten në një lidhje, dhe pastaj papritmas bëjnë panik “Gjithçka është duke shkuar shumë shpejtë!”. Ti je ajo që duhet t’i mbajë frenat. Shumë shpesh nëpër revista mund të hasni nëpër copëza këshillash dhe
ndihmash që mund t’ju ndihmojnë në lidhjet e tuaja dashurore. 

Mirëpo ekzistojnë mendime të shumta dhe mënyra të ndryshme që kanë të bëjnë lidhjen. Nëse çdo gjë shkatërrohet nga tradhtia e ndonjërit prej jush, mendoni thellë para se të pranoni. Ndonjëherë pranimi shkakton më shumë dëm se dobi.

Jeta është e gjatë. Nëse ju duket se nuk është koha të jeni së bashku, mund të merrni një pushim nga njëri tjetri. Nuk do të thotë që s’do të bashkoheni dikur./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet "Off"

>Dallimet në mes meshkujve dhe femrave

>

Hulumtimet shkencore tregojnë se ekzistojnë dallime të rëndësishme në mes meshkujve dhe grave
jo vetëm në fuqinë fizike, por edhe në funksionet e shumta psikike dhe neuropsikiatrike, siç janë perceptimi, njohja dhe afektiviteti. Meshkujt kanë shikim më të qartë, në masë më të vogël janë më të ndjeshëm sesa shumica e femrave në ftohje ekstreme, reagojnë më shpejt dhe janë më të gjindshëm në hapësirë. 

Gratë, në anën tjetër, për dallim nga shumica e meshkujve shohin më mirë në errësirë, janë më të ndjeshme në prekje nëpër tërë trupin, kanë shqisa më të theksuara të dëgjimit dhe aftësi të theksuar manuale. Meshkujt janë më agresiv, më të ftohtë emocionalisht dhe shfaqin aftësi më të madhe në zgjidhjen e detyrave matematikore në krahasim me shumicën e meshkujve. 

Gratë, në të kundërtën, janë më emocionale, superiore në të folur dhe lexojnë më rrjedhshëm sesa shumica e meshkujve. Meshkujt dhe femrat dukshëm dallojnë edhe kur bëhet fjalë për përjetimin e dashurisë dhe seksit./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet "Off"

>Si ta bëni për vete një mashkull

>

Në të shumtën e rasteve, meshkujt në komunikimet e tyre me femrat, një gjë thonë e një gjë tjetër në realitet e mendojnë. Për të qenë e suksesshme në pushtimin dhe mbajtjen e mashkullit që doni, analizoni me kujdes fjalët që i thotë duke mos i lejuar në anën tjetër imagjinatës tuaj që të krijojë fotografi joreale në kokë.
Kur mashkulli thotë se nuk ka kohë të mjaftueshme dhe se vërtet është i zënë me punë, atëherë në raste të shpeshta ai mendon: “Nëse paraqitem se jam i zënë me punë, do të fitoj pak hapësirë dhe ajo do të përpiqet që diku tjetër të kërkojë argëtim”. Prandaj, këshilla e saj për femrat është: relaksohuni dhe pritni me gjakftohtësi derisa ai kërkon takimin e ardhshëm. Atëherë, nëse vërtet dëshironi ta pushtoni mashkullin, mos e teproni me paraqitjet tuaja. Në çastin kur duhet të takojnë një vajzë, meshkujt hasin në shumë pengesa psikike. Këtë nuk duhet ta merrni seriozisht, sepse aftësia e përqendrimit te meshkujt është e kufizuar për këto gjëra. Nëse gjithsesi dëshironi t’ju lajmërohet, duhet të përpiqeni t’i leni diçka në kujtesë të tij, që vazhdimisht do ta përkujtoj në ju.

Nëse dëgjoni që një mashkull ju thotë: “Më duhet pak hapësirë”, atëherë me seriozitet duhet ta kuptoni këtë theksim të tij. Sarah thotë se meshkujve në të vërtetë nuk ju duhet hapësira, sepse kur ata e fitojnë atë hapësirë të kërkuar, nuk dinë dhe nuk kanë me çka ta mbushin. Për këtë, është mirë që kur të dëgjoni diçka të tillë, të zhdukeni pak me një krenari, dhe t’i leni hapësirë që ai të kuptojë se ka gabuar rëndë. Në shumë raste, sapo të kuptojë këtë, ai do të vrapojë t’ju gjejë. Nëse dëgjoni t’ju thotë se ju po luani me të dhe se ai nuk i do femrat që luajnë lojëra, në të vërtet mendon ndryshe. Çdo mashkull që është i dashuruar në një femër, as që kupton se a luan apo jo e dashura e tij. 

Nuk është në gjendje ta identifikojë këtë. Shumë femra besojnë se vetëm nëse janë të bukura dhe simpatike mund të marrin guxim që me anë të flirtit ta tërheqin vëmendjen e meshkujve. “Marrëzi! Flirti përherë është i dobishëm”, – përfundon psikologja Monika Mur. Edhe atëherë kur femra jo aq simpatike flirton, ka gjasa të mira të tërheqë vëmendjen e huaj. Meshkujt nuk bëjnë flirt, por vetëm atëherë kur pranë tyre ulet ndonjë femër tejet e bukur. Pra, shqetësimi është njëfarë “përgjigjeje” e organizmit tonë ndaj kërkesave të ndryshme./yp
Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet "Off"

>Jennifer Lopez ngrohi rusët

>

Ditët e ftohta të dimrit rusëve ua ngrohi aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez, e cila për revistën “Tatler” pozoi në “leopard” versionin.

Ajo këto ditë është duke i kaluar me familjen, ndërsa paparacët e zunë duke blerë dhurata për

festat e fundvitit.

Binjakëve të saj, Max-it dhe Emma-s, ndërmjet tjerash iu bleu edhe vetura “Jeep” për fëmijë, në mënyrë që të mund të vozisin nëpër shtëpi.

Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet "Off"

>Një femër e përkryer

>

Të depërtosh në mendjen e një personi tjetër është pothuajse e pamundur, aq më tepër nëse bëhet fjalë për një mashkull, e megjithatë femrat janë të mendimit se mund të sillen saktësisht siç duan meshkujt. 


Ajo quhet Liza Dejli dhe është autore e “Stop Getting Dumped”: një manual që i ndihmon lexuesit të gjejnë dhe të martohen me mashkullin e duhur në më pak se tre vjet. 


Ajo siguron se i janë dashur vetëm gjashtë muaj, por pasi ka dëgjuar me mijëra mendime shprehet se
veçon disa karakteristika thelbësore që duhet të ketë një femër, për t’u marrë seriozisht nga mashkulli që i pëlqen.

Ka një jetë të sajën

Femra ideale duhet të jetë e aftë të kujdeset për veten, të ketë një stil personal, të jetë në gjendje të sigurojë kohë për miqtë dhe familjen. Ajo është një femër që i pëlqen aventura kur është me udhëtime, di të shijojë të mirat e jetës dhe kënaqet me një shëtitje në park në një ditë me diell. Meshkujt dëshirojnë një femër e cila nuk kërkon një të fejuar për të mbushur orët bosh. Ajo nuk duhet të kushtëzohet nga mashkulli për të jetuar.

Nuk hedh kurrë hapin e parë

Kjo mund të jetë një nga pikat më të paqarta të një lidhjeje mashkull-femër, që do të mbetet përgjithmonë një dilemë. Jo të gjitha lidhjet duhet të bazohen në interesimin e meshkujve, megjithatë autorja del në përfundimin e qartë se ai duhet të jetë i pari që jep sinjalet. Vetëm në këtë mënyrë një femër mund të jetë e sigurt se ai do të jetë vërtet i interesuar dhe nuk është duke e shfrytëzuar thjesht rastin.

Është seksi, por nuk e tepron

Të jesh seksi është një koncept që ndryshon nga momenti në moment, ashtu siç ndryshon edhe një lidhje detajet pozitive dhe negative. Fillimisht një femër duhet të evitojë komentet seksuale. E vetmja gjë që duhet të bëjë është të flirtojë me gjeste si për shembull të mbajë dhe lëvizë lehtë dorën sipër gjurit të saj. Kur një lidhje bëhet serioze, edhe sjellja e saj duhet të jetë më intime. Kur arrihet në një pikë të caktuar edhe ajo ka të drejtë të luajë me këmbën poshtë tavolinës.

Pret momentin e duhur

Është e vërtetë, jetojmë në shekullin e XXI dhe askush nuk pret më martesën për të bërë seks, por hera e parë është një hap i rëndësishëm për një çift dhe shumë femra nuk e kuptojnë këtë. Seksi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në mendjen e një mashkulli. Kur femrat e bëjnë këtë hap, aktivizohet një hormon i cili i bën shumë të dëshirueshme në sytë e partnerëve të tyre. Nëse e ekzagjerojnë me sjelljen e tyre dhe jepen që në fillim ndaj seksit, atëherë kjo marrëdhënie nuk do të shkojë përtej shtratit. Megjithatë ai mbase nuk dëshiron të presë gjatë duke u larguar. Si veprohet në këtë rast? Prisni të paktën një muaj para se të hyni në një histori dashurie.

Postuar te Seks dhe Dashuri, Studim. Komentet "Off"
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: