>Shpiket roboti që bënë seks me njerëzit

>

Një shpikës gjerman ka shpikur robotin seksual më të sofistikuar në botë. 


Ky android seksual ka një zemër e cila
rreh furishëm gjatë aktit seksual me njeriun. 


Këtyre robotëve u shpeshtohet frymëmarrja dhe u rritet temperatura trupore, ndersa këmbët u mbeten të ftohta, njëësoj sikur ke para një partner real. 


Roboti është vështirë të dallohet nga njeriu falë dizajnit dhe një materiali prej silikoni me të cilin është ndërtuar. Modeli bazë shitet 4 mijë dollarë, por çmimi mund të rritet nëse klienti ka kërkesa specifike, në lidhje me disa përmasa të robotit, i cili komandohet me telekomandë

Postuar te Seks dhe Dashuri, Teknologji. Komentet "Off"

>Rimartohet në moshën 110 vjeçe

>

Ahmad Mohamed Isa, qytetar i Malajzisë në moshë 110 vjeçe, nëpërmjet një shkrimi në gazetë i ka gjetur vetes bashkëshorte të re. 


Ai së shpejti do të martohet me një grua
82 vjeçe, e cila ka pranuar të kujdeset për të. Ahmadi ka 20 nipër dhe 40 stërnipër, kurse javën e kaluar ka deklaruar se dëshiron që dikush të kujdeset për të dhe t’i bëjë shoqëri. 

Artikulli në gazetë k tërhequr vëmendjen e 82-vjeçares Sanah Ahmad, një të veje dhe nëne të nëntë fëmijëve, e cila ka shprehur gatishmërinë për t’u martuar për Ahmadin dhe ka kërkuar nga kushërinjtë e saj që të kontaktojnë me familjen e Ahmadit për t’u njohur a më parë me të.  
“Për mua nuk është me rëndësi kush është ajo, nëse do të më ziejë e gatuaj. 



Është e pikëllueshme të jetosh i vetmuar dhe frikohem të flejë vetë”, ka thënë malajziani i moshuar, që ka filluar të ketë probleme me veshë dhe sy.  


Ahmadi ka treguar se deri tash është martuar pesë herë. Katër gra i kanë vdekur, kurse nga e pesta ka kërkuar divorc.

Gruaja e ardhshme e Ahmadit ka shtuar se plaku e ka tërhequr sepse ia përkujton shumë  burrin e saj të vdekur, i cili gjithashtu është quajtur me emrin Ahmad./koha

Postuar te Kuriozitet, Seks dhe Dashuri. Komentet "Off"

>Mila Kunis ndahet nga i dashuri

>

Aktorja e filmit “Black Swan” është ndarë nga i dashuri i saj Macaulay Culkin, pas një lidhje prej tetë viteve. 


Çifti kishte disa muaj që kishin ndarë rrugët, por kishin vendosur ta mbajnë atë të
fshehtë derisa 27 vjeçarja Kunis, të promovonte filmin “Black Swan”. 


“Ndarja ishte miqësore dhe ata janë ende miq të mirë”, ka thënë zëdhënësi i tyre për New York Post. Kuins ka shprehur frikën e saj për martesë me Culkin që në dhjetor të vitit 2009 ku kishte thënë, “Jo që unë nuk besoj në martesë, por thjesht nuk është një gjë shumë e rëndësishme për mua. Megjithatë unë do të kem fëmijë. Jam shumë egoiste që ti bëjë tani, por kur të jem e gatshme, nuk mendoj se duhet gjithsesi të martohem. Kam nevojë të kem një njeri në jetë që të kujdeset për mua dhe fëmijët, asgjë tjetër”./infoglobi

Postuar te Kinematografi, Seks dhe Dashuri. Komentet "Off"

>Femrat tradhtojnë më shumë se meshkujt

>

Nëse keni menduar se meshkujt janë ata që tradhtojnë gjithmonë – jeni mashtruar. Gjegjësisht, janë gratë ato që

janë të pabesa dhe më shpesh i tradhtojnë partnerët e tyre, tregon studimi i fundit. 


Studimi, në të cilin kanë marrë pjesë 3 mijë persona, ka gjetur se pikërisht gratë e moshës nga 34 deri 40 vjet, janë më të prira të tradhtojnë partnerët e tyre. 

Kështu, çdo e pesta grua pranoi se mund të fillonte lidhjen me meshkujt e tjerë, njoftojnë agjencitë. 

Gjithashtu, 15 % e meshkujve kanë zbuluar se do t’ia falnin pabesinë partneres, ndërsa këtë do ta bënin 12 % e femrave.
Postuar te Hulumtime, Seks dhe Dashuri. Komentet "Off"

>Gabimet më të shpeshta që burrat i bëjnë në krevat

>

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se bëjnë diçka të gabueshme gjatë bërjes dashuri.
Shmangie e puthjeve
Shumë burra nuk e puthin partneren e vet kur bëjnë dashuri. Ky hap është gabimi më i shpeshtë i tyre. Sado që ta

keni të vështirë ta puthni shkaku i pozicionit në të cilin jeni keni kujdes çdo herë kur bëni dashuri ta puthni gruan.

Seks pa paralojë
Paraloja është baza e seksit të mirë. Trupi i femrës më parë duhet të përgatitet. Prandaj, lejoni një paralojë të gjatë që do të rezulton me kënaqësi të plotë. Filloni ngadalë dhe ndiqni shenjat e trupit. Besoni, do të dini kur është gati. Mbani në mend se paraloja e mirë garanton një seks të mirë.
Fokusim vetëm me disa pjesë
Gjoksi, prapanica dhe pjesa intime nuk janë pjesët e vetme ku duhet të keni kujdes të veçantë kur bëni dashuri. Jeni një dashnorë senzual dhe kujdesuni për çdo pjesë të trupit të saj, që të ndjeheni tërësisht të tërhequr. Puthjani qafën, shpinën, stomakun, fokusohuni në trupin e saj dhe me këtë do ta rrisni mundësinë që edhe ju të jeni plotësisht të kënaqur.
Mos i tregoni para se të përfundoni
Pa marrë parasysh, gjithmonë duhet t’i tregoni partneres tuaj para se të mbaroni. Disa fjalë të thjeshta janë të mjaftueshme. Në një situatë të kundërt do të dilni i keq dhe dashnorë egoist.
Një shpejtësi më të shpejtë
Nuk do të thotë nëse vazhdimisht keni një shpejtësi të shpejtë, ajo do t’ju bëjë një dashnorë të mirë. Ndryshoni shpejtësinë, ajo më shumë i shqetëson gratë. Nuk ia vlen të tregoheni sa jeni të qëndrueshëm, nëse partnerja juaj nuk dëshiron seks intensiv. Nëse doni seks të shpejtë dhe dinamik, më parë bisedoni me partneren tuaj a e dëshiron edhe ajo të njëjtën.
Postuar te Hulumtime, Seks dhe Dashuri. Komentet "Off"

>Afërdita Dreshaj, dashuria me Shpatin është më e fortë se çdo gjë

>


E njohim si modele, këngëtare por më së shumti si e fejuara e Shpat Kasapit. Kjo është Afërdita Dreshaj e cila gjatë këtij viti që po lëmë pas nuk ishte aktive vetëm në modelim, por edhe

në muzikë. Shqiptarja nga Mali i Zi e që jeton në Amerikë ka publikuar albumin e parë të saj me titull “Just kiss me”.

Bukuroshja Dreshaj është kandidate në “Miss Universe Kosova” që do të mbahet me 15 janar, ndërsa thotë se dëshira për 2011-ten është që të fiton këtë garë dhe të prezanton Kosovën në spektaklin botëror “Miss Universe”.

Kur menduam se je shkëputur nga skena e modës për të kaluar në muzikë, na doli lajmi që po merr pjesë në konkursin “Miss Universe Kosova 2011”. Cila ishte arsyeja e pjesëmarrjes tënde në këtë garë bukurie?

Unë asnjëherë nuk kam thënë se jam shkëputur nga moda, përkundrazi kam thënë se nuk shkëputëm, sepse skenat e modës ma kanë dhënë suksesin tim më të madh. Në “Miss Univrse Kosova” vendosa të konkurroj sepse dua të provoj që ta prezantoj Kosovën në “Miss Univrse 2011”, por para kësaj unë jam duke punuar maksimalisht që të prezantohem sa më bukur në spektaklin e Kosovës, ndërsa jurisë i mbetet të më vlerësoj.

Ishte dëshira e jote për të marr pjesë në këtë spektakël apo të bën ftesë vet organizatorët?

Ka qenë dëshira ime e flakët, mirëpo sa herë që kam pas seanca fotografimi me disa fotograf, me kanë sugjeruar të konkurroj. Më në fund edhe vendosa!

Vlerësohesh si pretendente për të fituar çmimin e parë. Pse mendon se publiku dhe juria duhet të zgjedh ty?

Në radhë të parë faleminderit për vlerësimin. Unë do të jap maksimumin tim si çdo herë tjetër, ndërsa shpresoj që publikut dhe jurisë të i pëlqejnë paraqitjet e mia.

Je nga Mali i Zi, e fejuar në Maqedoni, jeton në Amerikë, ndërsa dëshiron të përfaqësosh Kosovën në “Miss Universe 2011”. Po që se fiton, si duket jo vetëm që do të përfaqësosh Kosovën, por gjithë trojet shqiptare, apo?

Nëse fitoj sigurisht se do të përfaqësoj gjithë shqiptarinë, sepse në të vërtet ne jemi një! Mirëpo ende është herët të flitet për fitues, gara është e hapur dhe të shohim se si shkojnë punët deri në fund.

Megjithatë krahas sfilatave të modës, nuk ke ngelur prapa as më muzikë. Cilat kanë qenë sukseset gjatë këtij viti?

-Kam sjell albumin tim të parë “Just kiss me”, kam bërë videoklipe, kam marr pjesë nëpër koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, por pa lënë anash modelimin ku isha pjesë e shumë sfilatave.

Po ndonjë planë që nuk të është realizuar, a ke pasur?

Të gjitha planet me janë realizuar. Të shohim vitin që po vjen!

Albumi ashtu sikur edhe kënga me videoklip titullohet “Just kiss me”. Kujt i thua vetëm më puth?

Duhet të pyesni Beken, sepse ai ka qenë tekst-shkrues (haha). “Just kiss me” është thjeshtë një tekst i mirë i cili mua më ka pëlqyer dhe e kam kënduar.

Megjithatë ti Afërdita, kë e puth më së shpeshti dhe më me dëshirë?

Shpatin dhe mamin.

Je e fejuara e Shpatit. Sa është e vështirë që të jetë e fortë një lidhje dashurie mes dy artistësh aq më tepër kur jeni larg njëri tjetrit?

Është shumë e lehtë kur ke një marrëveshje të shkëlqyer. Dashuria jonë është me e fort se çdo gjë!

Në këngën e fundit të Shpatit kemi vrenjtur se për stilin e veshjes je përkujdesur ti. E bën këtë vetëm për Shpatin apo e mendon stilizimin si profesion të ardhshëm?

Hë për hë këtë e bëj vetëm për veten dhe Shpatin.

Festa e Vitit të Ri po afrohet. Ku do ta festosh Vitin e Ri?

-Do të jam me koncerte në Kanada.

Cila do të ishte dëshira që do të doje të plotësohet kur akrepat shënojnë orën 24.00?

-Të fitoj vendin e parë në “Miss Universe Kosova” dhe të përfaqësoj Kosovën në “Miss Universe”. Por, kjo thjeshtë është dëshirë e imja sikur që mund të jetë e secilës konkurrente.

Cilat janë projektet tua për vitin 2011?

Këngë të reja, videoklipe, sfilata dhe fotosesione të shumta…

Po dasma është në planet e juaja të këtij viti?

Ende nuk kemi bërë plane për dasmë.

Urime dhe mbarsi në vitin 2011!

Urime juve dhe lexueseve tuaj të cilët i përshëndes dhe i puth shumë./yp



Arben Gjinaj

Postuar te Muzike, Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet "Off"

>Femrat ua kalojnë meshkujve

>

Nëse keni menduar se meshkujt janë ata që tradhtojnë gjithmonë – jeni mashtruar. Gjegjësisht, janë gratë ato që
janë të pabesa dhe më shpesh i tradhtojnë partnerët e tyre, tregon studimi i fundit.

Studimi, në të cilin kanë marrë pjesë 3 mijë persona, ka gjetur se pikërisht gratë e moshës nga 34 deri 40 vjet, janë më të prira të tradhtojnë partnerët e tyre. 

Kështu, çdo e pesta grua pranoi se mund të fillonte lidhjen me meshkujt e tjerë, njoftojnë agjencitë.

Gjithashtu, 15 % e meshkujve kanë zbuluar se do t’ia falnin pabesinë partneres, ndërsa këtë do ta bënin 12 % e femrave./yp

Postuar te Kuriozitet, Seks dhe Dashuri, Studim. Komentet "Off"
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: