>Gabimet më të shpeshta që burrat i bëjnë në krevat

>

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se bëjnë diçka të gabueshme gjatë bërjes dashuri.
Shmangie e puthjeve
Shumë burra nuk e puthin partneren e vet kur bëjnë dashuri. Ky hap është gabimi më i shpeshtë i tyre. Sado që ta

keni të vështirë ta puthni shkaku i pozicionit në të cilin jeni keni kujdes çdo herë kur bëni dashuri ta puthni gruan.

Seks pa paralojë
Paraloja është baza e seksit të mirë. Trupi i femrës më parë duhet të përgatitet. Prandaj, lejoni një paralojë të gjatë që do të rezulton me kënaqësi të plotë. Filloni ngadalë dhe ndiqni shenjat e trupit. Besoni, do të dini kur është gati. Mbani në mend se paraloja e mirë garanton një seks të mirë.
Fokusim vetëm me disa pjesë
Gjoksi, prapanica dhe pjesa intime nuk janë pjesët e vetme ku duhet të keni kujdes të veçantë kur bëni dashuri. Jeni një dashnorë senzual dhe kujdesuni për çdo pjesë të trupit të saj, që të ndjeheni tërësisht të tërhequr. Puthjani qafën, shpinën, stomakun, fokusohuni në trupin e saj dhe me këtë do ta rrisni mundësinë që edhe ju të jeni plotësisht të kënaqur.
Mos i tregoni para se të përfundoni
Pa marrë parasysh, gjithmonë duhet t’i tregoni partneres tuaj para se të mbaroni. Disa fjalë të thjeshta janë të mjaftueshme. Në një situatë të kundërt do të dilni i keq dhe dashnorë egoist.
Një shpejtësi më të shpejtë
Nuk do të thotë nëse vazhdimisht keni një shpejtësi të shpejtë, ajo do t’ju bëjë një dashnorë të mirë. Ndryshoni shpejtësinë, ajo më shumë i shqetëson gratë. Nuk ia vlen të tregoheni sa jeni të qëndrueshëm, nëse partnerja juaj nuk dëshiron seks intensiv. Nëse doni seks të shpejtë dhe dinamik, më parë bisedoni me partneren tuaj a e dëshiron edhe ajo të njëjtën.
Postuar te Hulumtime, Seks dhe Dashuri. Komentet "Off"

>Sa njerëz flasin me telefon në Kosovë?

>

Eliminimi i tërësishëm i operatorëve ilegalë, privatizimi i PTK-së, krijimi i sistemit të integruar informativ gjeografik dhe atij të qendrës nacionale të radio-spektrit janë disa nga

punët që i ka vënë para vetes Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit.

Në konferencën përmbyllëse për këtë vit, zyrtarë të saj kanë treguar për një numër punësh që kanë bërë, duke pranuar se me gjithë numrin e madh të largimit të operatorëve ilegalë, ata operatorë vazhdojnë të funksionojnë në disa pjesë të vendit, kryesisht në veri.
Sipas të dhënave të këtij institucioni numri i parapaguesve të telefonisë mobile ka arritur në 1 milionë e 537 mijë e 164 persona, kurse te telefonia fikse numri i telefonave ka arritur në 88 mijë e 716 sish./indeksonline
Postuar te Hulumtime, KOSOVË. Komentet "Off"

>Ja 15 eksperienca qe duhet te kalosh para marteses

>

Nëse një ditë vendos të martohesh, konsultohu atëherë me këtë listë gjërash argëtuese, të çmendura dhe absurde që duhet të provosh përpara se të marrësh rrugën për në altar.


1- Dil vetëm nga dëshira për t’u argëtuar


Duhet ta pranosh se je tashmë e ndërgjegjshme se një
burrë nuk paraqet gjithmonë cilësitë e duhura për t’u bërë i fejuari yt, nuk të telefonon kur thotë se do ta bëjë këtë vetëm se ai interesohet vetëm për veten e tij dhe nuk të kushton vëmendjen që ti meriton. Por megjithatë ky është një tip që të kënaq herë pas here sepse është tepër i shkathët kështu që mundohu ta shfrytëzosh duke mbajtur parasysh faktorin kënaqësi personale.


2- Jeto vetëm


Nëse nuk do që trajektorja e jetës tënde të jetë vetëm ajo që shkon nga shtëpia e prindërve të tu tek shtëpia e të fejuarit apo bashkëshortit tënd me një ndalesë në konviktet e kolegjit apo universitetit, mundohu të jetosh një eksperiencë të të jetuarit tërësisht e pavarur. Autonomia totale do të thotë të shijosh tërësisht jetën në shoqërinë tënde, aftësia për të kryer dhe përmbushur të gjitha detyrat vetjake. “Më pëlqente tej mase të jetoja vetëm, kujton Suzana, një gazetare 34- vjeçare, mund t’i kushtosh një mbasdite të tërë ritualeve të bukurisë ose të gatuash tërë kohës. Të jetosh vetëm do të thotë të piqesh sa më shumë, nëse dikush tjetër paguan faturat për ty ose kryen punët e shtëpisë për ty, kjo nuk të mëson kurrë të marrësh përgjegjësitë e jetës tënde”.


3- Kapërce frikën e të rënit në dashuri kokë e këmbë


Të gjitha kemi frikë kur bëhet fjalë për të krijuar marrëdhënie sentimentale. “I fejuari im më mashtronte dhe që nga ky rast e kam të vështirë të krijoj besim tek burrat”, kujton Laura 32- vjeçare. Nga kjo të duket se pas unazës së martesës, vellos dhe gjithë ceremonisë edhe ty mund të të ndodhë e njëjta gjë. Pavarësisht nga kjo çlirohu nga frika jote dhe mbështetu në arsye më të forta për t’u lidhur me një burrë.


4- Besoji xhepave të tu


Do të jetë fëmijërore të mendosh se kur të martohesh do të jetosh në kurriz të burrit tënd apo se prindërit e tu do të vazhdojnë të të ndihmojnë ekonomikisht. As mos e ço nëpër mend që të shmangësh përgjegjësitë e tua ekonomike. E mira do të jetë të kursesh dhe një pjesë të detyrimeve mujore t’i përmbushësh vetë. Një marrëdhënie nuk duhet të ketë asnjë kufizim apo kusht të çfarëdo lloji, bile as edhe ekonomik. A nuk është e rëndë ta pyesësh bashkëshortin tënd se si shkoni nga ana financiare.


5- Ji spontane


Mos ki frikë të jesh e ndryshme nga dita në ditë, merr pjesë në konkurse që mendon se do t’ia dalësh mbanë, shijoje lirinë që ke për momentin dhe mos ia vër veshin shpesh mikeshave të tua. Nëse jeta jote paramartesore është një rutinë e vërtetë, kështu ka rrezik të vazhdojë edhe në bashkëjetesë dhe më pastaj. Nuk rrezikon asgjë të provosh diçka që s’e ke provuar, si mund të thuash për japrakët me gjethe rrushi që nuk të pëlqejnë nëse nuk i ke provuar kurrë.


6- Hiq dorë nga një punë që nuk të pëlqen


“Ndihesh në siklet në punën tënde? Nëse nuk beson në të, është e pamundur që t’i dedikohesh asaj me entuziazëm. Por mos shpreso që të largohesh nga puna jote, siç bëjnë shumë vajza të tjera duke shpresuar se do të takosh një djalë dhe pastaj do të japësh dorëheqje. “Unë kisha dy preokupacione: nuk më pëlqente puna ime (isha shitëse) dhe nuk kisha të fejuar”- shpjegon Alma, 29 vjeç.Por nuk e kuptoja pse më ishte krijuar ideja se po të ndërroja punë do të gjeja edhe të fejuar. Mendoja se puna që nuk më pëlqente më pengonte të gjeja edhe lumturinë në dashuri.” Krejt e gabuar. Në vend që të ndërrosh punën për të gjetur një të fejuar, më mirë gjej një punë që e ke pasion. Dashuria nuk duhet të shndërrohet as në një barrierë mbrojtëse as një arenë ku ty të të jepet mundësia të luftosh.


7- Gjej miq të rinj


Por ama të mos jenë brenda rrethit tënd shoqëror të zakonshëm, si për shembull miq të shkollës, të punës apo të rrethit familjar… Fito më shumë liri, dil zbulo eksperienca të reja dhe njihu me njerëz të rinj. Kështu dil me mikeshën tënde që njohe në supermarket apo me djaloshin simpatik dhe interesant që njohe në një ekspozitë apo panair. Nëse e kalon tërë kohën me të njëjtët njerëz dhe në të njëjtat vende, asnjëherë nuk do të zbulosh aftësitë dhe kufizimet e tua.


8- Bëhu mikja më e mirë e vetvetes


Mendon se je robinë e klishesë “arri idealen” dhe se kjo nuk të jep mundësi të shfrytëzosh jetën tënde deri në fund? Mendohu mirë. Sillu në mënyrën më të mirë që e mendon dhe që të pëlqen për të gjetur burrin e ëndrrave të tua.Dërgo lule dhe ha darkë nën dritën e qiriut ose lejoi vetes një seancë çlodhëse në një institut bukurie. Përdore këtë etapë të jetës tënde për të zbuluar se çfarë të argëton, shijo veten me dhurata që i ke merituar plotësisht dhe para së gjithash mëso të marrësh dhe të dhurosh sa më shumë dashuri. Ç’të kushton të pranosh një tufë me lule kur mendon se pas kësaj do të kesh përkrah për gjithë jetën një burrë të mrekullueshëm.


9- Bëj blerje të rëndësishme


Një kolltuk të rehatshëm, një pardesy praktike, një udhëtim. Nëse zotëron mjetet e duhura, bëj blerjet e duhura, mendohu se gratë e martuara nuk mund t’i lejojnë vetes gjithçka edhe pse mund të fitojnë para në mënyrë të mjaftueshme. “Im shoq administron paratë tona, – tregon Aida 33- vjeçare, dhe kur guxoj t’i kërkoj ndonjë gjë duhet ta bisedoj me të paraprakisht dhe t’i marr atij aprovimin. Kur më shkrepte përpara diçka në kokë për ta blerë e blija dhe kaq, kjo nuk ndodh më tani”.


10- Mëso për jetën në çift që të pret


“Unë u martova me të parin dhe të vetmin djalë që njoha, tregon Ilva 27-vjeçare, dhe nuk kisha asnjë ide për jetën seksuale, sepse nuk kisha pasur marrëdhënie me askënd përpara”Prandaj në situata të tilla shija që provon kur zbulon këtë veprim si dhe veprimi vetë shpesh janë zhgënjyes. Jo vetëm sepse zbulimi mund të duket më joshës se sa rezultatet e veprimit që mundtë zhgënjejnë në një masë tepër të madhe.


11- Mbrohu nga padrejtësitë


Të mos kesh një burrë në jetën tënde nuk do të thotë të mos kërkosh dhe të mbrosh të drejtat e tua dhe të lejosh që padrejtësi të caktuara të bëhen në kurrizin tënd, si për shembull të mos kesh të drejtë të kërkosh një tavolinë të mirë në restorant ose të kërkosh të zësh një vend të privilegjuar social. “Më përpara me shumë vështirësi e kuptoja përse duhet të këmbëngulja në kërkimin e një të drejte, thotë Meri 27-vjeçare, stiliste, por tani jam tepër e vetëdijshme sepse nuk mund të lesh askënd të të marrë nëpër këmbë dhe se duhet të mësosh të mbrosh të drejtat e tua etëm, me hir ose pahir”.


12- Mëso të gatuash


Po pate këtë aftësi do të dish si tua fitosh zemrën miqve të tu. Kjo është tepër pozitive edhe në marrëdhëniet me burrin tënd të ardhshëm. Kjo nën kupton që duhet ta kalosh nivelin e omëletës dhe makaronave dhe të kalosh në gjëra më të komplikuara si të tavat me te mbushura dhe mishrat me garniturë. Mund të konsultohesh me një libër kuzhine se si të përgatisësh gjellërat për të përmirësuar teknikën tënde të gatimit. Kënaqësia jote kur të të vlerësojnë se je as në kuzhinë do të jetë tepër më e madhe se kënaqësia që vetë pjatat ofrojnë.


13- Mëso të duash trupin tënd


“Nuk e keni idenë se sa kohë kaloja me fiksimin se kisha shtuar në peshë, thotë Irisi 28-vjeçare, përpara se të martohesha. Pas kësaj fillova të pranoja ndryshimet ne bustin tim dhe rëndësi kishte që ky i pëlqente burrit tim”. Duhet të të mbushet mendja se bukuria e vërtetë qëndron brenda teje dhe tek fakti se sa e dashuron një burrë dhe që pamja e jashtme mbase të kalojë edhe në plan të dytë. Por është më e vështirë kur je vetëm dhe I vetmi burim informimi në këtë fushë mbetet pasqyra. E vetmja zgjidhje është të mësosh të duash trupin tënd dhe kur ke mundësi të punosh ta ndryshosh atë pa kaluar në teprime që shpesh çojnë në degradim.


14- Shko me pushime me mikeshat e tua


Telefono mikeshat e tua më të mira, mbush makinën me karburant ose prenoto biletën e avionit, vër disa bluza pambuku, jeans dhe disa të brendshme në një çante dhe nisu ” Një nga gjërat e lezetshme të të qenit beqare është liria për të shkuar ku të teket pa u preokupuar për asgjë, thotë Mimoza 29-vjeçare, Motra ime më e madhe është e martuar dhe shoh se i kushton qimet e kokës që të udhëtojë. Ndërsa unë mund të kaloj gjithë Evropën sepse nuk kam preokupime familjare dhe as një burrë me të cilin duhet të më përputhen shijet.


15- Por ata çfarë mendojnë?


Për pjesën më të madhe të burrave mosha ideale për t’u martuar është 32 vjeç. 72 për qind janë për klasiken dhe preferojnë të bëjnë propozimin për martesë duke i rënë në gjunjë të dashurës së tyre. 85 për qind e të martuarve mendojnë dhe shpresojnë ta kalojnë jetën së bashku me bashkëshorten e tyre deri në vdekje.

Postuar te Hulumtime, Seks dhe Dashuri. Komentet "Off"

>Zbulohet një lloj i ri njeriu të lashtë

>

Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur një lloj njeriu të ri të lashtë, që ka bashkëjetuar me neandertalët, rreth 50 000 vite më parë.

Të quajtur “Denisovans”, këta banorë të Siberisë besohet se kanë populluar shumë zona të

Euroazisë në një periudhë kur vëllezërit e tyre më të njohur ende nuk kishin braktisur Afrikën.

Një analizë ADN-je, e bërë nga gishti i dorës së një skeleti të fosilizuar i tregoi shkencëtarëve se si mund të jenë dukur këta njerëz të lashtë, në atë që mund të jetë një zbulim tronditës për botën e shkencës.
Përveç neandertalëve, deri tani njihej vetëm ekzistenca e një grupi të vetëm bashkëekzistuesish, të quajtur “Hobit”, zbuluar vite më parë në ishujt e Indonezisë.
”Një specie humane ka evoluar në kohët e hershme në Europë”, deklaroi profesori Svante Paabo, pjestar i institutit shkencor Max Planck në Laipcig, Gjermani.
”Ka ekzistuar forma perëndimore e quajtur neandertal dhe tani dimë edhe për formën lindore të quajtur denisovan”.
Banorët e hershëm të Siberisë janë pasardhës direkt të një grupi edhe më të hershëm që ka populluar përpara neandertalëve Australinë e sotme. 4-6% e AND-së së denisovanëve, korespondonme atë të të ashtuquajturve malenesian.
Postuar te Hulumtime, Kuriozitet. Komentet "Off"

>Çokollata shëron kollën

>

Shkencëtarët këshillojnë konsumimin e çokollatës në vend të shurupeve të ndryshëm, të cilët janë të dëmshëm në mjekimin e kollës te fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare.

The Telegraph njofton se studiuesit nga Instituti Ndërkombëtar i Anglisë për mushkëritë dhe zemrën

kanë theksuar se përbërësi teobromin (i pranishëm në kakao dhe çokollata), ndihmon në heqjen e kollës, ndërsa pasi të testohet për dobinë e tij do të hidhet në treg në trajtë ilaçi brenda dy vjetësh.


Duke pohuar se teobromina është më efektive se shurupet në heqjen e ‘gërvishtjes’ së fytit dhe kollës, studiuesit bënë të ditur se kodrina (e pranishme në shurupet kundër kollës) është një lëndë shumë e dëmshme për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare.

Specialistët deklarojnë se vetëm një cope çokollatë “bitter” ndihmon në qetësimin e kollës, por ata pohojnë se nuk janë bërë akoma studime për të përcaktuar dozën e duhur
Postuar te Hulumtime, Studim. Komentet "Off"

>Si të reagojmë ndaj tradhtisë?

>

Ndodh shpeshherë që njëri prej partnerëve të çiftit tradhton tjetrin. Çfarë duhet bërë në këtë rast? Duhet prishur kjo lidhje, duhet kapërcyer apo…

Tradhtia është ana më e errët e një raporti dashurie, e cila shkakton dhembje, zhgënjim, vuajtje, frikë të vazhdueshme, humbje besimi, zemërim dhe ankth.


Arsyet pse njerëzit tradhtojnë janë po aq të ndryshme sa dhe arsyet pse dashurojnë dhe pse duan ata që duan. Si meshkujt edhe femrat mund të tradhtojnë, sepse nuk provojnë më dashuri, ndjenjë, tërheqje mes tyre; për hakmarrje kundrejt partnerit, për të thyer monotoninë apo mërzinë e një marrëdhënieje rutinë, nga nevoja për t’u ndier joshës, tërheqës, i pëlqyer dhe i aftë seksualisht, nga mendimi se mund të gjesh ilaçin për të rregulluar mosfunksionimin e marrëdhënieve seksuale, nga humbja e kontrollit, nga dëshira për t’u shkëputur nga një marrëdhënie që nuk funksionon etj.

Tradhtia ndodh edhe për arsye të tjera, si për të rifituar besimin përballë moshës, që po kalon dhe humbjes së mundësive, për pasojë të zhgënjimeve të vazhdueshme apo mungesa e paqes bashkëshortore apo edhe si pasojë e streseve në punë, kuriozitetit, dëshirës për “aventurë” etj.

Tradhtia e largon vëmendjen nga partneri dhe marrëdhënia aktuale. Kur tradhton, nuk mund të përkushtohesh njësoj në marrëdhënie si më parë. Tensioni bën që vëmendja, përkushtimi, kënaqësia që merret nga marrëdhënia, nuk mund të jenë më njësoj. Kjo pakënaqësi interpretohet si mungesë dëshire për të qëndruar me partnerin dhe rrit justifikimin për ta tradhtuar. I gjithë ky skenar kthehet në një rreth vicioz, i cili është vështirë të ndërpritet nëse çifti nuk bën përpjekjet e duhura në kohën e duhur.

Ballafaqimi me tradhtinë bashkëshortore. Si duhet shëruar?

1. Nëse mendoni se ky incident është thjesht kalimtar, bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur është një fakt i parëndësishëm. Madje, mos i flisni fare partnerit tuaj për këtë gjë.

2. Nëse mendoni se në këtë çështje ka një farë rreziku, atëherë duhet të bëni dialog me partnerin tuaj. Por me kujdes, dëgjoni pikëvështrimin e tij apo të saj, mos e bëni fajtor, mos u zgjasni në pyetje që duan një natë të tërë si përgjigje.

3. Ndjeheni keq nga kjo tradhti? Është një dukuri normale. Egoja juaj sapo ka marrë një goditje. Është e natyrshme që t’i nxirrni jashtë emocionet tuaja, por vetëm. Bërtisni, thyeni, përplasni ndonjë send, bëhuni si e çmendur.

4. Nëse ju duket sikur gjithçka rreth e rrotull jush po përmbyset, atëherë duhet të kuptoni origjinën e vuajtjeve tuaja. Ju ndjeheni keq, sepse ju kanë mashtruar, ose ndoshta ndjeni braktisjet që mund të keni pësuar më parë.

5. Nëse keni dëshirë të flisni për këtë çështje, atëherë duhet ta zgjidhni mirë njeriun që do t’i hapni zemrën. Nuk ka vlerë që t’ua tregoni historitë tuaja njerëzve të familjes suaj, sepse opinioni i tyre nuk është neutral. Duhet të dini se këshillat e miqve tuaj janë pikësëpari përgjigje e historive që u kanë ndodhur atyre.

6. Keni ndërmend të prisheni me të? Mos e merrni një vendim të tillë, nëse lidhja juaj nuk ka marrë fund. Të lesh dikë që e do ende, vetëm sepse nuk është treguar besnik, është një gabim.

7. Nëse ju e doni atë më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, atëherë duhet të dilni kundër opinionit të tjerëve, duhet të vazhdoni të rrini me të.

Një martesë që është tronditur nga tradhtia do të kërkojë shumë kohë dhe përpjekje nga të dy, burri dhe gruaja për rindërtimin. Riparim është akti i vënë copa të thyera së bashku, ndërsa rindërtimin ju jep mundësinë që të filloj nga e para. Riparim kërkon që ju të vënë pjesë të njëjtën së bashku, ndërsa rindërtimin ju jep mundësinë për të futur pjesë të reja, dhe madje edhe një strukturë krejtësisht të ndryshme krejt. 
Postuar te Hulumtime, Seks dhe Dashuri. Komentet "Off"

>Sheshi “Nënë Tereza”, shesh i mjeteve piroteknike!

>

Sa është e dhimbshme kur e sheh një fëmijë me një pako mjetesh piro teknike që e shtrëngon fort me gishtërinjë që mos ti bie, është e dhimbshme them, kur e paramendoj se ato gishtërinjë mund edhe ti humbas nga përdorimi I këtyre mjeteve.
Sheshi Nëna Terezë është shëndëruar në shesh të

mjeteve piroteknike. 


Nuk mund ti bësh as njëzet hapa, e që të mos shohësh shitës të mjeteve piroteknike, apo siq I quajnë ata, petard e raketa.

Shitës Agimi
Befasija e sheshit kryesor të kryeqytetit të Kosovës, është shitësi Agim, I cili thotë se sikur ta dij që biri I tij ndez mjete piroteknike do ia thyenmte të dyja duart, e si për ironi vetë Agimi është shitës ambulant I këtyre mjeteve , madje në tezgën e tij ka një mjet që kushton rreth 60 euro e që me mburje tregon se kur kanë kalauar disa policë, ia kanë bërë me dije që vetëm ata janë të autorizuar ta bëjnë organizimin e ndezjes së këtyre mjetyeve me fuqi tejet të madhe shpërthyese.
Përdorimi i mjeteve piroteknike janë të rregulluara dhe të parapara me udhëzimin administrativ 26/2008, i cili specifikon qartë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe tregtimin e mjeteve piroteknike, si dhe personat apo grupmoshat të cilat kanë të drejtë t’i përdorin këto mjete piroteknike.

 Në bazë të këtij udhëzimi shitja e mjeteve piroteknike apo tregtimi i tyre bëhet nga personat dhe kompanitë e licencuara nga data 19 dhjetor deri më 1 janar. 

Përdorimi i tyre nga ky udhëzim parashihet të bëhet prej datës 26 dhjetor dhe deri më 2 janar. Grupmoshat që janë të lejuar t’i përdorin mjetet piroteknike janë mbi moshën 18-vjeç.



Mirëpo shitës të pa autorizuar, ka kohë që  kanë filluar tregëtimin, ata nuk zgjedhin kilent.
Stacioni qendror I Policisë së Kosovës është më pak se 100 metra largë në vijë arjrore. Po rata nuk marrin asnjë veprim.  
Një grua me të birin pasi që e fotografova mu lut fort që mos ta publikoj foton e saj ku shihet ajo duke ia blerë të birit e pastaj I biri duke e ndezur “petardën”.
Arsyeja e kërkesës së saj ishte banale. “Mos e qit se me bo me m’pa burri që I kom ble djalit petard , m’len pa flok”

Zonjë e nderuar, unë foton nuk po e publikoj, por besoj fuqishëm që veprimi yt nuk ishte I drejtë. Femiu yt mund ta humbas edhe dorën.
Postuar te Hulumtime, KOSOVË. Komentet "Off"
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: