>Puthja përmirëson pamjen e lëkurës

>

Përveç që përmirëson disponimin, shkencëtarët kanë konstatuar se puthja përmirëson pamjen e lëkurës, stimulon qarkullimin, parandalon gjakimin e dhëmbëve, lehtëson kokëdhembjen, por edhe i “ushtron” 34 muskujt e fytyrës suaj, sa janë të nevojshëm për një puthje të vërtetë franceze.
Se puthja është e mirë dhe e shëndetshme, potencojnë edhe psikologët të cilët pohojnë se me rastin “e futjes në funksion të puthjes” rritet niveli i serotoninës, hormoni përgjegjës për lumturinë.

Është interesante se shumica e femrave gjatë jetës i puthin 29 meshkuj, derisa mos ta gjejnë atë “të vërtetin”, ndërsa meshkujt të cilët e puthin bashkëshorten e tyre para shkuarjes në punë, mesatarisht fitojnë më shumë se të tjerët./yp

Postuar te Hulumtime. Komentet te >Puthja përmirëson pamjen e lëkurës Janë të Mbyllura