Sëmundja e Dashurisë

Frymëmarrje E Rënduar, Takikardi, Pakësim I Oreksit. Dhe Pastaj Mendime Të Këqija, Ankth Për Të Ardhmen, Ndryshime Të Menjëhershme Të Humorit. Mos Bëni Sikur Nuk I Njihni Simptomat!
Janë simptomat e një sëmundjeje që herët a vonë I godet të gjithë, por që anjë mjek nuk do të guxonte ndonjëherë t’i diagnostikonte si të tilla. Të nxirrje diagnozën e sëmundjes së dashurisë, ishte diçka


normale për mjekët e antikitetit. Por në mjekësinë shkencore të ditëve tona, për dashurinë si sëmundje nuk flitet më. Mjekësia, bashkë me psikologjinë, duket se kanë hequr dorë madje edhe nga të përgjigjet në pyetjen: çka është dashuria? 


Diagnoza e sëmundjes së dashurisë konsiderohej si e ligjshme dhe e dobishme nga mjekësia, së paku deri në fillim të Gjashtëqindës. Dhe nëse rilexojmë ato diagnoza antike, shohim se pacientët në fjalë tregonin një bashkësi simptomash: mendim fiks për përsonin që duam, melankoli, gjendje ekstaze, lëkundje të fuqishme të humorit. Te gjitha simptomat që bëjnë pjesë në diagnozat bashkëkohore të obsesionit, depresionit, manisë. Diagnoza e vjetër e sëmundjes së dashurisë përkon pothuajse përsosmërish me një diagnozë të ditëve të sotme ajo e shqetësimit obsesiv me ndryshime të humorit. Ka shumë aspekte të rënies në dashuri, që stimulojnë një shqetësim mendor, në një mënyrë kaq besnike, sa ndoshta nuk ka asnjë ndryshime të vërtetë mes obsesionit për personin e dashur dhe një obsesioni të vërtet klinik. Përvoja e rënies në dashuri është për shumë prej nesh përvoja më e afërt me sëmundjen mendore , që na qëllon ta provojmë, Është rasti ynë për të flirtuar me çmendurine.
Përse Na Paska Dënuar Evolucioni Që Të Eksperimentojmë Një Sëmundje Mendore?

Dashuria është një lloj mekanizmi sigurie, që evolucioni e ka krijuar për të kontrolluar specien nga vetë racionaliteti ynë. Duhet të jetë irracionale për të siguruar lindjen, pra vazhdimin e species njerëzore. Disa manifestime të dashurisë nxjerrin në pah aspektin patologjik. Në mënyrë të veçantë xhelozia.
Xhelozia është një gjendje emocionale mjaft komplekse, që e ka origjinën nga një kërcënim real ose imagjinuar ndaj marrëdhënies seksuale. Është një përzierje e ankthit, inatit dhe depresionit, që shtrembëron perceptimet tona dhe me raste na bën edhe të dhunshëm. Por është kaq e fuqishme sepse ështe e rëndësishme për specien. Funksioni kryesore I dashurisë është që të çimentojë një marrëdhënie seksuale për një periudhë kohë të mjaftueshme për të rritur fëmijën, por nuk funksionon gjithmonë. Xhelozia është një shërim për jo përsosmëritë e dashurisë, lejon mbrojtjen e interesave tona riprodhuese nga rivalët. Të gjithë rrjedhim nga paraardhës xhelozë dhe pjesa  më e madhe e tentativave modern për të kapërcyer xhelozinë nuk funksionojnë. Mendimi liberal nuk mund të bëjë shumë kundër demonëve tanë të evolucionit.
Në Libër Ju Jepni Një Shpjegim Edhe Për Faktin Që Dashuria Shpesh Na Bën Të Sillemi Si Fëmijë.
Ndoshta ngjitja fëmijërore me nënën dhe ajo me personin e dashur varen nga të njejtat sisteme neuronesh thelbësorë, Në njëfarë mënyre, lidhja mes nënës dhe fëmijës është modeli original I të gjitha lidhjeve të thella. Nëna dhe fëmija për shembull, kalojnë shumë kohë duke u parë në sy dhe duke prekur fytyrat, tamam si të dashuruarit. Me një të sapolindur sajojmë vargje të çuditshme apo këndojmë, në mënyrë shpeshherë që na bën të ndihemi si në turp, të njëjtën gjë bëjmë edhe me personin që dashurojmë.
Çka Ndodh Me Trurin Kur Biem Në Dashuri?
Nëse dashuria është vërtetë një sëmundje mendore, a duhet të shqetësohemi per ta kuruar?

Pjesërisht kjo ndodh ndërkaq, sic e thashë, shumë përsona që në të vërtet vuajnë nga sëmundja e dashurisë, gjenden përballë diagnozës zyrtare të depresionit dhe mjekohen me antidepresivë. Dhe shpesh kjo funksionon sepse edhe vuajtja e dashurisë, ashtu si depresioni, duket se ka të bëjë me një ulje të nivelit të serotoninës, për të cilën shërbejnë këta ilaçe. Nuk mund të përjashtohet fakti se në vitet e ardhshme me përparimin e njohurive biokimike, të shpiken ilaçet e duhura për të mjekuar simptomat e një zhgenjimi dashuror. Por në vetëvete dashuria është një sëmundje, që nuk do t’ia gjejmë kur mjekimin. Ajo që mund të bëjme është vetëm ta jetojmë dashurinë në mënyrë sa më të shëndetshme, gjë që shpesh nuk e bëjmë. Pa pritur tepër, por edhe pa nënvleftësuar pasojat e saj.
Duhet Të Heqim Dorë Nga Romantizmi?

Idealizmi romantik, ai i ngritur në qiell nga poetët, është një fenomen tipik perëndimor, që ka pasur pasoja të thella në kulturën tonë, duke e kthyer dashurinë në një lloj feje të na shpie në shpresa krejt jorealiste. Dhe natyrisht që jemi të dënuar të dështojmë, sepse njerzit janë të mbushur me defekte dhe nuk mund të na japin këtë lumturi të thellë e të përjetshme thjesht duke pasur një marrëdhënie me ne. Në këtë kuptim disa aspekte të traditës lindore, në të cilën rënia në dashuri nuk shenjtërohet dhe ku martesat bëhen me shkuesi, çuditërisht dalin më të shëndetshme. Le të flasim për seksin. Kur bëjmë seks me dikë, në trurin tonë prodhohen ndryshime në nivel kimik që na bëjnë që ai person të na duket më tërheqes. Të bësh seks në mënyrë të rastësishme do të thotë të luash me zjarrin, me mekanizma evolutivë mjaft të fuqishëm. Rrezikojmë të biem në dashuri dhe të formojmë një lidhje me një njeri që nuk na përshtatet, kur në të vërtet do të ishte më mirë të kërkonim dikë me të cilin/cilën kemi më tepër gjëra të përbashketa, me të cilën ndjamë të njejtën mënyrë të të parit të botës, që na stimulon intelektualisht. Sipas të gjitha gjasave seksi i ngatërron më tepët gjërat, sepse çliron substanca kimike që shtrembërojnë përceptimin. Siç e thash, kjo ka një arsye të caktuar evolutivë dhe është mjaft e leverdishme për specien, por jo gjithmonë për ne individët.
Nëse Dhimbjet E Dashurisë Janë Sëmundje, Atëherë A Do Të Na Duhet Ta Ndryshojmë Mendimin Tonë Për Sëmundjet Mendore?

Do të thosha që po. Në njëfarë mënyre, nëse kuptojm se sa ngjan dashuria me një sëmundje mentale, do të evitojmë që ti tregojm me gisht ata që vuajnë nga shqetësime të tilla si skizofrenia. Asnjë prej nesh është krejtësisht i imunizuar nga sëmundjet mendore, për aq kohë sa askush nga nuk e ka në dorë që ta shmangë rënien në dashuri.
Postuar te Mjekësi, SHKENCË, Studim. Komentet te Sëmundja e Dashurisë Janë të Mbyllura

Malet e “Avatar”-it ekzistojnë!

 Malet e “Avatar”-it ekzistojnë!

Mali i Shenjët nga filmi “Avatar” ekziston me të vërtetë. Nuk është në Pandora, as në të ardhmen, por ekziston tani,

në Kinë, e për nder të filmit të Xhejms Kameron i është ndryshuar emri.

Formacionet shkëmbore të provincës së Hunanit kanë shërbyer si model për shkëmbinjët super-gjigantë të planetit fantastiko-shkëncor. 
Pas suksesit që pati filmi “Avatar” në Kinë, drejtuesit e zonës Zhangjiaji, kanë vendosur t’i vënë emrin e malit të Shenjtë: Avatar Hallelujah Montines. Kjo për drejtuesit lokalë është edhe një mënyrë për të rritur numrin e turistëve në zonë.


Postuar te Bota, Kuriozitet. Komentet te Malet e “Avatar”-it ekzistojnë! Janë të Mbyllura

Dietat e shendetshme na shtyjne te hame me shume ushqim

Dietat te cilat e perjashtojne ushqimin e ndyrshem dhe mezet e ndryshme I shtyjne njerezit qe te konsumojne sasi me te madhe te ushqimit dhe kalorive. 

Nje grup I psikologeve eksperimentues nga univerziteti I Bristolit, ka ardhur deri te perfundimi se dieta mund te jete edhe  kundra productive. 

Njerezit qe shkojne ne dieta te shendetshme, respektivisht mundohen te humbin peshe duke hequr nga menyja ushqimet e yndyrshme dhe jo te shendetshme, duke kaluar ne ushqim te shendetshem, konsumojne sasi shume me te madh te ushqimit, me qka barazojne dhe shpesh e rrisin sasine e kalorive qe konsumojne. 

Po ashtu, me nje studimte ndare, I njejti ekip I studiuesve ka verejtur se femijet te cilet rralle kanë mundësi qe te hane cokollate dhe embelsira, nuk kanë mase kur me ne fund I arrijne embelsirat jo te shendetshme. 

Njejte me këtë, ata nuk dine te vlersojne sasine e kalorive qe I konsumojne permes ketyre embelsirave, keshtu qe e teprojne ne embelsim.
Postuar te Mjekësi, Studim, Ushqim. Komentet te Dietat e shendetshme na shtyjne te hame me shume ushqim Janë të Mbyllura

Lëngjet e frutave dëmtojnë fibrat e dhëmbëve

Përmes një studimi është zbuluar se lëngjet e frutave në dhëmbë ndikojnë tejet dëmshëm, madje edhe më shumë se mjetet për zbardhjen e dhëmbëve. 

Një gotë lëng për mëngjes ndoshta sjellë më shumë dëme se sa fitime, paralajmërojnë studiuesit. Ata thonë se disa lëngje përmbajnë sasi të madhe të acideve, të cilat mund të dëmtojnë dhëmbët.

Studimi ka treguar se lëngjet e frutave dinë të dëmtojnë edhe deri në 85%  të fibrave të dhëmbëve, çka sjell deri te dëmtimi I mëtejmë I dhëmbëve. ‘’Acidet në disa lëngje janë aq të forta, sa mund të themi se I tret fibrat nga dhëmbët’’, ka paralajmëruar stomatologu dr.Jan-Fang Ren nga universiteti I Nju Jorkut.

Dr. Ren dhe bashkëpunëtorët e tij deri te ky zbulim kanë ardhur rastësishtë, derisa kanë qenë duke studiuar se çfarë ndikimi kanë preparatet për zbardhjen e dhëmbëve. Është zbuluar se preparatet e tilla që përmbajnë hidrogjenin peroksid është shumë me pak I dëmshëm se lëngjet e frutave. Një theks I veçant është vënë në lëngun nga portokalli, I cili përmban më së shumti acide dhe me këtë edhe I dëmton dhëmbët. Stomtologët këshillojnë që lëngjet e frutave të pihen me pip apo në të njëjtën kohë kur hahet ushqimi.
Postuar te Mjekësi, Studim, Ushqim. Komentet te Lëngjet e frutave dëmtojnë fibrat e dhëmbëve Janë të Mbyllura

Specat e djegës, të shëndetshëm

Ështe vërtetuar shekncëtarisht se specat e djegës janë të shëndetshëm

Në fakt, kapsaina, alkaloidi që I jep djegësi specit, nxit sekretimin e endorfinës, hormonit të kënaqësisë dhe ka një sërë efektesh të shëndetshmë.
Perimet dhe pemët djegëse janë 2-3 herë më të pasur me vitaminën C, në raport me sasinë e njëjtë të për shembull limonit apo portokallit, stimulojnë qarkullimin e gjakut, ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit në gjak dhe kanë efekt antikoagulativ me çka zvogëlohet mundësia nga sulmi në zemër apo tru.

Djegësia e tyre gjithashtu zbut simptomat e ndezjes së nyjeve dhe përdoret si mjet kundër sëmundjeve afatgjata kronike, shkruan ‘’Men’s Helath’’. Përmbajnë vitamina B1, B2, B6 dhe B12, vitaminën P, stabilizues i qarkullimit të gjakut dhe betakarotën, ndërsa nga mineralet: kaliumin, kalciumin, magnezin, fosforin dhe zinkun. Kësht që digjuni lirisht, e nëse ia tepëroni ‘’zjarrin’’ e shuani me një gotë qumësht.
Postuar te Mjekësi, Studim, Ushqim. Komentet te Specat e djegës, të shëndetshëm Janë të Mbyllura

Zbardhja e dhëmbëve, e dëmshme?

Në kohën kur të gjithë ne jemi të dhënë pas dhëmbëve të bardhë, duhet ta dimë edhe anën negative të shumë preparative për zbardhjen e dhëmbëve
Shkencëtarët thonë se shumë produkte për zbardhjen e dhëmbëve, shkaktojnë dëmtim të smaltit të dhëmbëve. Lajmi vjen nga një studim I publikuar në revistën ‘’Jurnal of Dentistry’’, që sipas  tij, duhet të bëjmë kujdes me disa

produkte, veçanërisht ato të ‘’kategorisë së parë’’, të cilat përmbajnë formula të rrezikshme.

Studiuesit e  ‘’Ohio State University’’ SHBA kanë zbuluar se këto lloj produktesh, edhe pse nuk mund të dallohen me sy të lirë, prishin smaltin, I cili mund te rikuperohet nëse dhëmbi është I shëndetshëm. ‘’Po flasim për një shkallë shumë të vogël. Por, edhe pse efekti mund të mos jetë I dukshëm për syrin e njeriut, ështe njëlloj I rëndësishëm për studimin, sepse na tregon se sa duhet të përmirësohen produktet’’, ka thënë doktori, I cili drejton studimin.
Postuar te Mjekësi, Studim. Komentet te Zbardhja e dhëmbëve, e dëmshme? Janë të Mbyllura

Aroma e luleve zbut stresin

Aroma mund të ndikojë në aktivitetin e gjeneve dhe të qelizave të gjakut duke reduktuar ndjeshëm nivelin e stresit
Që aroma e luleve mund të jetë e këndshme madje dhe relaksuese tashmë dihej. Por tani nga Japonia vjen prova shkencore mbi efektin pozitiv në organizëm të aromës së luleve.

Sipas një studimi, të publikuar kohët e fundit në revistën ‘’Journal of Argicoltural and Food Chemistry’’. Aroma mund të ndikojë në aktivitetin e gjeneve dhe të qelizave të gjakut duke reduktuar ndjeshëm nivelin e stresit. Tani për tani ka qenë hulumtimi I kryer vetëm mbi minj, prandaj rezultatet duhet të shikohen me kujdes. Ështe e njohur që në kohët e lashta se disa aroma kanë efektin psiko-fiziologjike, qetësuese, si dhe kanë një efekt antidepresiv, ndërsa disa të tjera kanë efekt gjumendjellës. Duke u nisur nga këto të dhëna, Akio Nakamura dhe bashkëpunëtorët e tij kanë eksperimentuar në disa situate stresuese dhe kanë verifikuar ne vetëvete impaktin e linalool, një agjent kimit përgjegjës i një arome prezentë në disa lloje lulesh si portokalli, ulliri, mango, limoni.


Rezultati ishte se linalooli, që zakonisht përdoret në produkte komerciale, ka kryer një veprim represiv mbi disa ndryshime në qelizat e gjakut dhe në shprehjen e gjenit që i atribuohen stresit. Në veçant, substancat në mënyre të ndjeshme ka zvogëluar mutacionin ne 109 gjene të kavieve që u morën për eksperiment. Sipas studiuesve, fakti që efekti I aromës matet përmes analiozave të gjakut në të ardhmen mund të testohet dhe te njeriut.
Postuar te Mjekësi, Studim. Komentet te Aroma e luleve zbut stresin Janë të Mbyllura

Pini Qumësht Që Të Jetoni Më Gjatë

Përsonat të cilët në fëmijëri kanë konsumuar sasi më të madhe të qumështit dhe produkteve të qumështit jetojnë më gjatë, thonë shkencëtarët britanikë dhe australianë

Një studim I realizuar nga ekspertët e Universitetit të Bristolit dhe Universitetit të Quinslandit, I publikuar në revistën ‘’Heart’’, tregon se përsonat të cilët konsumojnë më shumë qumësht dhe produkte të qumështit janë

katër herë më pak të rrezikuar që të vdesin në moshë më të re. Për më shumë, rezultatet nga ky studim I përbashkët i shkencëtarëve britanikë dhe australianë, sugjeron se konsumimi ditor I së paku 400ml calcium (sasi e pranishme ne 3dl qumësht) zvogëlon për 60% rrezikun për të pësuar goditje në tru

Postuar te Mjekësi, Studim, Ushqim. Komentet te Pini Qumësht Që Të Jetoni Më Gjatë Janë të Mbyllura

MOS HANI SHPESH QEBAPË!

Është treguar se qebapa ka sasi të lartë shokuse të kripës, yndyrës dhe kalorive.

Nëse hani vetëm dy qebapë, duhet të dini se keni konsumuar sasinë e yndyrave të ngopura të mjaftueshme për shtatë ditë, thonë studiuesit britanikë.

Deri te këto përfundime ekspertët kanë ardhur duke studiuar vlerën ushqyese të qebapëve në skarë në tërë botën. Është treguar se qebapi ka sasi të lartë shokuese të kripës, yndyrës dhe kalorive.

Ekspertët janë të shokuar me sasinë e madhe të yndyrave të ngopura, kripës dhe kalorive që janë zbuluar në një qebap mesatar dhe këshillojnë që një ushqimi tillë të hahet sa më rallë.
Postuar te Mjekësi, Studim, Ushqim. Komentet te MOS HANI SHPESH QEBAPË! Janë të Mbyllura

Zemërimi gjatë shtatzënisë I bën dëm zemrës së foshnjës

Foshnjat, nënat e të cilave kanë qenë të qeta dhe nuk kanë pasur episode agresive, kanë ritëm të rregullt të zemrës, ka treguar një studim nga Universiteti I Saseksit

Gratë, të cilat gjatë shtatzënësisë kanë sulme të shpeshta të zemërimit, fëmijën e tyre të palindur e sjellin në rrezik nga sëmundjet e zemrës, Studiuesit thonë se zemërimi dhe sulmet e hidhërimit, siç janë përplasja e dyerve, britmat, hedhja e gjërave, e të ngjajshme, mund të ndikojnë në zhvillimin e zemrës së fëmijës. Foshnjat, nënat e të cilave kanë qenë të qeta dhe nuk kanë pasur episode agresive, kanë ritëm të rregullt të zemrës, ka treguar një studim  nga Universiteti Saseksit. Në këtë studim kanë marrë pjesë 49  shtatzëna të moshës mes 22 dhe 39 vjece. Të anketuarat u janë nënshtruar testimit me të cilin është konstatuar se si reagojnë ndaj situatave të pakëndshme, a janë afektive dhe nëse kanë sulme të pakontrolluara të zemërimit. Gati gjysma e të anketuarave, më saktësisht 22 prej tyre, kanë hyrë në kategorinë e të ashtuquajtur ‘’shtatzëna të zemëruara’’. Pas lindjes të gjithë fëmijët u janë nënshtruar ekzaminimeve të cilat kanë treguar se femijët e nënave të zemëruara, kishin potencial më të dobët bioelektrik të muskulit të zemrës. Për ta shmangur stresin gjatë shtatzënësisë dhe për të mbrojtur frytin, studiuesit u sygjerojnë atyre jogën dhe momente më të shpeshta të relaksimit.

Postuar te Mjekësi, Studim. Komentet te Zemërimi gjatë shtatzënisë I bën dëm zemrës së foshnjës Janë të Mbyllura